KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 11:19 am
18 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gra të zgjedhura në këshillat bashkiakë janë dorëhequr në mënyrë të koordinuar pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023, duke hapur rrugën që mandatet t’u kalojnë burrave. Fenomeni është evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në 10 bashki dhe tregon se përfaqësimi gjinor i garantuar përmes listave zgjedhore mund të dobësohet pas shpalljes së fituesve.

Sipas raportit të auditimit për fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, të konsultuar nga skyweb.al, këto raste janë konstatuar në bashkitë Devoll, Selenicë, Kukës, Sarandë, Pukë, Lezhë, Has, Kurbin, Mirditë dhe Krujë. Ato përfaqësojnë rreth 16% të 61 bashkive të vendit.

Mekanizmi i përshkruar në raport nis me dorëheqjen e anëtareve gra nga këshilli bashkiak. Pas krijimit të vendeve të lira, këshilli i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për plotësimin e vakancave, sipas procedurave të Kodit Zgjedhor.

Për të ruajtur përfaqësimin gjinor, gjatë zëvendësimit shqyrtohen kandidatet e tjera gra të listës përkatëse. Por, në rastet e evidentuara nga auditimi, procesi ka vijuar deri në shterimin e kandidaturave femërore, për shkak të dorëheqjeve të tyre. Në përfundim, KQZ ka kaluar te kandidati i parë burrë në listë.

Kështu, një mandat i fituar fillimisht nga një grua është ushtruar më pas nga një burrë. Sipas KLSH-së, ky proces ka cenuar objektivin e barazisë gjinore, edhe pse zëvendësimet janë kryer përmes procedurës së parashikuar ligjore.

Problemi që ngre auditimi lidhet me kufijtë e kontrollit të KQZ-së. Institucioni verifikon respektimin e kuotave gjatë regjistrimit të kandidatëve dhe u kthen për korrigjim subjekteve zgjedhore listat që nuk plotësojnë kriteret. Por kjo garanci nuk është e mjaftueshme për të ruajtur përfaqësimin gjatë ushtrimit të mandateve.

“KQZ nuk disponon asnjë mekanizëm ligjor apo administrativ për të kontrolluar apo sanksionuar subjektet zgjedhore në lidhje me dorëheqjet e grave pas shpalljes së listave fituese”, konstaton raporti.

Dokumenti identifikon bashkitë ku është shfaqur fenomeni, por në këtë pjesë nuk jep numrin e përgjithshëm të grave të larguara, subjektet politike përkatëse apo motivet individuale të dorëheqjeve.

Për të adresuar këtë boshllëk, KLSH i rekomandon KQZ-së të vlerësojë propozimin e ndryshimeve ligjore dhe procedurale për dorëheqjet e koordinuara. Gjithashtu, kërkon mekanizma raportimi dhe monitorimi që ndjekin respektimin e kuotave edhe pas zgjedhjeve, në mënyrë që përfaqësimi i grave të ruhet gjatë ushtrimit të mandateve.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in

Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in
Artikulli tjetër Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Nga një dron për çdo fermer
Analize Ekonomi HI-Tech Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
“Gjyq publik” për protestuesit, prezumim pafajësie për pushtetin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.