KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Harris drejt emërimit si kandidate për presidente, para 7 gushtit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Harris drejt emërimit si kandidate për presidente, para 7 gushtit
BotaPolitike

Harris drejt emërimit si kandidate për presidente, para 7 gushtit

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2024 7:15 am
126 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të emërojnë nënpresidenten Kamala Harris si kandidaten e tyre për presidente dhe madje të fillojnë të miratojnë kandidatin për postin e Nënpresidentit, i cili ende nuk është caktuar, në një proces votimi përmes internetit, që fillon javën e ardhshme, ndërsa partia po tenton të veprojë me shpejtësi për t’u bërë bashkë në përkrahje të një kandidati të ri për zgjedhjet e nëntorit.

Komisioni i Rregullave të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate miratoi të mërkurën një propozim, sipas të cilit delegatët nga i gjithë vendi do të mund të votojnë për kandidatët e mundshëm presidencialë për të zëvendësuar Presidentin Joe Biden, i cili fundjavën e kaluar u tërhoq nga gara për një mandat të dytë.

Por Harris është demokratja e vetme kryesore e cila ka njoftuar publikisht se kërkon emërimin e partisë, çka do të thotë se është thuajse e sigurtë që kandidimi i saj të miratohet në vetëm një raund votimi në internet që fillon në 1 gusht, 18 ditë para se të nisë punimet Kuvendi Kombëtar Demokrat në Çikago.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat Jaime Harrison iu referua tronditjes së pashembullt të garës presidenciale pas largimit të Biden, duke u thënë anëtarëve të organit të Kuvendit që përcakton rregullat se “në këtë natë të errët, shohim yjet tanë më të shndritshëm”.

Plani u miratua pas rreth 90 minutash diskutimi në internet ku pati pak kundërshtime. E gjithë paketa e rregullave të Kuvendit u miratua në fund me 158 vota pro dhe 3 kundër.

Sipas këtyre rregullave, Harris dhe çdo kandidat tjetër demokrat që synon ta sfidojë atë duhet të depozitojë firmat elektronike të 300 delegatëve të Kuvendit, nga të cilat, më shumë se 50 firma nuk duhet të jenë nga i njëjti shtet. Nënshkrimet elektronike duhet të depozitohen brenda mbrëmjes së datës 30 korrik.

Kualifikimi i shumë kandidatëve mund të çojë në disa raunde votimi për disa ditë. Por, nëse Harris është kandidatja e vetme, votimi do të fillojë më 1 gusht.

Delegatët do të mund të marrinë fletën e votimit përmes një email-it të sigurtë. Procesi pritet të hartohet jo vetëm për të emëruar zyrtarisht Harris, por me shumë gjasë edhe kandidatin e saj për Nënpresident, përpara gushtit, duke i lënë asaj pak kohë për të vendosur emrin që do zgjedhë si krahun e djathtë në garën presidenciale.

Është ende e paqartë se cilin mund të zgjedhë ajo. Deri tani emrat më të mundshëm janë guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, Senatori i Arizonës, Mark Kelly, por ka të ngjarë që të jenë duke u shqyrtyar edhe rreth 12 kandidatë të tjerë.

Biden u tërhoq nga gara fundjavën e kaluar dhe mbështeti Harris. Që atëherë qindra anëtarë demokratë të Kongresit dhe guvernatorë, sindikatat kryesore të punës dhe organizata aktiviste i kanë dhënë asaj përkrahje për të zëvendësuar Bidenin.

Një anketim i agjencisë së lajmeve Associated Press i delegatëve të Kuvendit tregoi se nënpresidentja ka mbështetjen e më shumë se 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë së saj,

Megjithatë, kjo nuk e bën atë automatikisht të emëruarën e partisë dhe forca e saj politike po nxit procesin e votimit virtual nën argumentin se nuk mund të pritet deri në nisjen e Kuvendit për të zgjedhur formalisht kandidatin e partisë.

Partia Demokrate vë në dukje se shkak për këtë është afati i përcaktuar në fletët e votimit të shtetit të Ohajos se kandidatët duhet të zgjidhen deri në 7 gusht.

Edhe pse ligjvënësit e Ohajos kanë miratuar ndryshimin e këtij parashikimi, ai hyn në fuqi në 1 shtator dhe avokatët e Kuvendit Kombëtar Demokrat paralajmëruar se mosrespektimi i afatit fillestar mund të ketë pasoja ligjore.

“Partia jonë mbështet një proces të hapur, të drejtë dhe transpartent”, tha Minyon Moore, drejtuese e Kuvendit Kombëtar Demokrat. “Ne do veprojmë ashtu siç duhet”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministri i jashtëm izraelit: “Irani mund të sulmojë delegacionin tonë, në Lojërat Olimpike”
Artikulli tjetër Rriten shpenzimet për të burgosurit, ulen për nxënësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.