KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hungari/ Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hungari/ Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit
AnalizeBotaFokusOpinionPolitike

Hungari/ Magyar do të dëbojë ‘migrantët VIP’ të Orbanit

Përditësimi i fundit: 17 Prill, 2026 9:19 am
24 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Kur intelektualët hungarezë e përshkruanin sistemin e kryeministrit të rrëzuar Viktor Orbán si ‘mafioz’, vëzhguesit e huaj prireshin t’i dëgjonin me skepticizëm. Megjithatë, gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve, pati momente kur kjo ishte e vetëkuptueshme pa nevojë për fjalë. Një nga këto momente ishte në nëntor 2018, me arratisjennë Hungari të ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Pak para se Gruevski, mik i Orbánit, të fillonte të vuante dënimin me burg për korrupsion, ai u arratis në Shqipëri. Nga atje, siç hulumtoi DW në atë kohë, diplomatë hungarezë e transportuan në mënyrë të paligjshme, në një operacion të shpejtë, përmes Malit të Zi dhe Serbisë drejt Hungarisë, ku atij iu dha menjëherë azil politik – në një vend ku, për shkak të politikës së rreptë të migracionit të Orbánit, refugjatët praktikisht nuk kishin asnjë mundësi për të marrë leje qëndrimi.

Vetëm njëri nga shumë të tjerë

Gruevski – i cili në vendin e tij të lindjes mbetet edhe sot simbol i pakundërshtueshëm i korrupsionit -ishte thjesht më i njohuri i një serie të tërë rastesh të ngjashme: nën sundimin e Orbán-it, Hungaria u bë një strehë e sigurt për shumë politikanë të afërt me kryeministrin, që po përballeshin me probleme ligjore për raste korrupsioni ose që ishin dënuar me vendime përfundimtare.

Në dhjetor 2024, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë, Marcin Romanowski, i cili ishte në kërkim nga policia, iu dha azil në Hungari. Në nëntor 2025 u arratis në vendin e Orbánit, shefi i tij i mëparshëm, ish-ministri i Drejtësisë. Të dy politikanët, të cilët deri në dhjetor 2023 ishin pjesë e qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Mateusz Morawieckit, janë në kërkim me urdhër arresti për akuza korrupsioni.

Disa politikanë nga minoritetet hungareze në Rumani dhe Ukrainë gjithashtu kanë kërkuar strehim në Hungari në vitet e fundit. Në shumicën e rasteve, Orbáni ose politikanë të tjerë të qeverisë kanë pretenduar se rastet që përfshinin të prekurit ishin të motivuara politikisht.

“Ne nuk do të jemi një vendgrumbullim për kriminelët”

Tani, qeveria e ardhshme e Hungarisë dëshiron t’i heqë qafe ata. Në janar 2026, kur u bë publike se Ziobro-s i ishte dhënë azili në Hungari, Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve parlamentare më 12 prill 2025, dhe partia e tij, Tisza, deklaruan: “Hungaria nuk do të jetë një strehë për kriminelë të huaj.” Duket se Magyari tani ka ndërmend ta marrë këtë seriozisht.

Të hënën pasdite (13 prill 2026), gjatë një konference ndërkombëtare për shtyp, Magyar-i iu përgjigj një pyetjeje nga kanali televiziv polak TVN duke deklaruar se qeveria e tij do t’i ekstradonte Romanowski-n dhe Ziobro-n në Poloni. “U sugjeroj që të mos shkojnë më te Ikea dhe të blejnë mobilje, sepse nuk do të qëndrojnë shumë më gjatë këtu,” tha Magyar, “Hungaria nuk është vendgrumbullim për kriminelët e kërkuar ndërkombëtarisht.”

Magyar-i gjithashtu pret që “kriminelët, edhe nëse janë politikanë kriminalë”, të ekstradohen në Hungari. “Ne do të gjejmë një mënyrë për t’i ekstraduar në Poloni, nëse nuk kanë ikur tashmë.” Magyari përmendi gjithashtu me emër ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.

Ikje në SHBA?

Si në Poloni ashtu  edhe në Maqedoninë e Veriut, deklarata e Magyar-it, së bashku me lajmin për fitoren e tij në zgjedhje, u bë menjëherë tema kryesore në media dhe mes politikanëve. Kryeministri polak, Donald Tusk, tha për rastin Romanowski dhe Ziobro: “Shpresoj të jem në gjendje t’u them këtyre dy zotërinjve: Mirë se erdhët në Poloni.” Ai deklaroi se kishte folur tashmë me Magyarin për këtë çështje para zgjedhjeve.

Në një intervistë për televizionin Polsat News të martën (14/04/2026), Ziobro deklaroi se do të ishte gjithmonë i gatshëm të “luftonte për të vërtetën”, madje “edhe nga një qeli burgu”. Politikani nuk sqaroi nëse do të largohej nga Hungaria ose kur do ta bënte këtë. Romanowski deklaroi në një njoftim për shtyp: “Nuk do t’i ndihmoj qeverisë së Tuskut; nuk do t’i zbuloj as planet e mia, as adresën time të re.”

Sipas mediave polake, SHBA janë destinacioni i ri më i mundshëm për të dy, pasi partia Ligji dhe Drejtësia (PiS), së cilës i përkasin të dy, mban lidhje të ngushta me lëvizjen MAGA. Ziobros dhe Romanowskis u janë revokuar pasaportat në Poloni, por ata mund të kenë marrë një ‘pasaportë Gjeneve’ në Hungari, domethënë një pasaportë refugjati.

Riparimi i shpejtë i marrëdhënieve

Për qeverinë e ardhshme të Peter Magyar-it, ekstradimi i Romanowski-t dhe Ziobro-s në Poloni do të ishte një akt me vlerë të madhe simbolike dhe një sukses i madh në marrëdhëniet publike pa rreziqe politike. Magyar-i dëshiron të rregullojë shpejt marrëdhëniet dypalëshe të shkatërruara nga Orbán dhe shpreson të sigurojë mbështetje të fortë nga Polonia brenda BE-së për të marrë fondet e ngrira të BE-së, të cilat janë jetike për ekonominë hungareze, aktualisht e zhytur në një krizë të rëndë. Prandaj, udhëtimi i parë jashtë vendit i Magyar si kryeministër do ta çojë atë në Poloni.

Nga ana tjetër, liderët e rinj të Hungarisë luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm për qeverinë polake, pasi presidenti populist konservator i krahut të djathtë, Karol Nawrocki, është mik i Orbán-it, saboton shumë nga projektet e reformës së qeverisë së Tusk-ut dhe ka vendosur si qëllim rikthimin e populistëve të krahut të djathtë në pushtet.

Ku është Gruevski?

Në Maqedoninë e Veriut , rasti i ekstradimit të përmendur nga Magyari ka shkaktuar një stuhi politike. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e zëvendësoi Gruevskin si udhëheqës i partisë konservatore të djathtë VMRO-DPMNE, deklaroi se paraardhësi i tij duhet të shkojë në burg nëse kthehet në vend. Gruevski, i cili ka qenë kryeministër midis viteve 2006 dhe 2016, është dënuar përfundimisht me nëntë vjet burg për korrupsion. “Nëse Nikola Gruevski shfaqet në Maqedoni dhe ekziston një vendim përfundimtar, ai do të arrestohet nga forcat e sigurisë dhe do të transferohet për të vuajtur dënimin,” tha Mickoski të martën.

Mickoski dhe Gruevski dikur ishin kolegë në parti, por marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tensionuara për vite me radhë. Që në vitin 2023, kishte spekulime se qeveria e atëhershme socialdemokrate kishte arritur një marrëveshje me Gruevskin për kthimin e tij në Maqedoninë e Veriut, me qëllim dobësimin e pozitës së Mickoskit si lider brenda partisë opozitare atëherë VMRO-DPMNE, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.

Megjithatë, kjo marrëveshje dështoi, pasi qeveria e asaj kohe nuk arriti të siguronte një amnisti për Gruevskin përmes kanaleve ligjore. Tani, megjithatë, lideri i Socialdemokratëve maqedonas (SDSM), Venko Filipçe, ka deklaruar se ata do të mirëprisnin ekstradimin e Gruevskit.

Gruevski vetë nuk e ka komentuar këtë çështje deri sot. Vendndodhja e tij aktuale është e panjohur, pasi ai jeton një jetë tepër të tërhequr. Atë e kanë parë për herë të fundit në tetor 2024 në një restorant në qendër të Budapestit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit
Artikulli tjetër SPAK kërkon 10 vite burg për Ervis Berberin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.