KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ilirjan Celibashi, tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët për të votuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ilirjan Celibashi, tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët për të votuar
KryesoreOpinionPolitike

Ilirjan Celibashi, tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët për të votuar

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2025 11:53 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe platforma online e ka kaluar testin e KQZ dhe është gati.

“Pavarësisht faktin se akti i fundit për votim nga jashtë nuk u miratua nga Komisioni Rregullator, mendoj që është hapur rruga votimit nga jashtë dhe me datë 11 janar fillon procesi i regjistrimit të këtyre votuesve, proces i cili përfundon në datën 4 mars.”, shprehet Celibashi.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tregon për Top Channel hapat që një emigrant duhet te ndjekë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Fillimisht duhet të hapë një llogari, si në platformat e tjera të internetit, nëpërmjet depozitimit në të të dhënave të tij si: nr.personal, nr i telefonit dhe pamje të fytyrës së tij. Pasi ka krijuar llogarinë e tij, ky votues do duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit në platforme dhe një dokument që do i shkojë fleta e votimit”, shton kreu i KQZ.

Platforma online për regjistrimin e diasporës ka kushtuar 2.2 milionë euro dhe KQZ përjashton çdo mundësi për sulm kibernetik të sistemit.

“Platforma ofron të gjitha garancitë që mund të ofroje ndaj ndërhyrjeve të jashtme, prapë kemi marr masa që edhe nëse ndodh një situatë e tillë të mos krijohen dëme të pariparueshme si humbje e të dhënave, asgjësim apo keqpërdorim të dhënave.”, shton ai.

Viti u mbyll pa konsensus sa i takon numërimit te votës së diasporës, por për kreun e KQZ është e mundur gjetja e një formulë konsensuale.

“Është me vend te zhvillojmë gjithë konsultimet e mundshme, me të gjithë forcat politike për të gjetur një formulë që i garanton atyre besimin ne proces.”, përfundon Celibashi.

Në horizont ende nuk ka dakortësi as për implementimin e votimit elektronik në qarkun e Tiranës, por Komisioneri beson se ka ende kohë për një zgjidhje të pranueshme edhe për opozitarët.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht
Artikulli tjetër Pse goditja e Trump ndaj Kinës shqetëson Indinë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.