KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-prokurori i 21 Janarit: Ina Rama sabotoi dosjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ish-prokurori i 21 Janarit: Ina Rama sabotoi dosjen
FokusOpinionPolitikeZhvillim

Ish-prokurori i 21 Janarit: Ina Rama sabotoi dosjen

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2025 12:01 pm
192 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e Quo Vadis, tha se nuk ka më drejtësi.

Si prokuror i çështjes 21 janari, Karanxha tha se dosja është sabotuar.

Karanxha u shpreh se prokurorja e Përgjithshme, që atëherë ka qenë Ina Rama, nuk e ka marrë përsipër çështjen.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse do të ketë ndonjëherë drejtësi për 21 janarin, ish-prokurori deklaroi se, fatkeqësisht, provat janë prishur.

Karanxha: Sot nuk ka më drejtësi. Gjyqet rrezikojnë të shkojnë drejt 30 viteve. Sot njerëzit po vdesin dhe nuk po marrin drejtësi. Për mua është një gabim shumë i rëndë. Duhet të ishin gjetur forma të tjera që sistemi të mos dilte jashtë loje. Aksesi në drejtësi, afati i arsyeshëm është shkelur në çdo aspekt. Sot shumë gjyqe bëhen në dhomë këshillimi. Edhe Gjykata e Lartë, 0.01% të rasteve i gjykon në seancë gjyqësore. Ky akses ka ikur. Qytetarët sot e kanë gjykatën jashtë loje. Sot ka frikë të ndahet burri nga gruaja sepse nuk e bën dot gjyqin. Politikanët janë futur vetë në sistem kur ishte i vjetër dhe kanë kryer punë.

Borakaj: Rama tha se do të ketë drejtësi për 21 janarin, edhe pse do të vonojë.

Karanxha: Kam qenë prokuror i çështjes dhe jam hequr nga dikush që nuk ka rëndësi. Për 21 janarin ka një problem shumë të madh. Pas 15 vitesh, Gjykata e Lartë ka thënë se kompetente për të hetuar zyrtarët e lartë ka qenë Prokuroria e Përgjithshme. Atëherë ka qenë Ina Rama dhe nuk e ka marrë përsipër këtë çështje. Kjo është konstatuar pas 15 vitesh. Kjo është e padrejtë sepse nuk mund të hedhësh baltë pas 15 vitesh. Duhet të dalë e vërteta pse ish-prokurorja e përgjithshme nuk ka bërë hetim për 21 janarin. Ndërkohë, Ina Rama, që ka sabotuar dosjen e 21 janarit, është promovuar.

Borakaj: Është sabotuar 21 janari?

Karanxha: Këtu është sabotimi i parë, mos marrja përsipër.

Borakaj: Do të ketë ndonjëherë drejtësi për 21 janarin?

Karanxha: Provat janë prishur, çfarë mund të gjejmë pas 15 vitesh? Duhet të pyetet personi pse nuk e ka bërë detyrën. Duhet parë edhe roli i fondacionit Soros. Soros i dërgon një email sekretares së shtetit, Hillary Klinton, ku i thotë se do të ketë dhunë, grupe rebele. Nga i di ti këto? Tani, nëse i di, duhet të pyetesh. Pas 15 vitesh është shumë e vështirë.

Marrë nga Vizionplus.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse Shqipëria nuk arrin të menaxhojë mbetjet?
Artikulli tjetër Shqipëria ndër vendet e para në Europë për vdekje neonatale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.