KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kandidati i PS për zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen civile
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Kandidati i PS për zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen civile
FokusPolitike

Kandidati i PS për zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen civile

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2024 9:31 pm
184 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në Himarë.

Sipas postimit të një faqeje “Disidentët” në Facebook, thuhet se Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me sipërfaqe 276.7 m2, të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.

“Ndërsa ende nuk ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, që prej ardhjes në Vlorë, synimi i vetëm ka qenë bashkia e Himarës“, thuhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Që prej datës 3 Prill 2024, Vangjel Tavo ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në fshatin Gjilekë, Himarë.
Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me truall 276.7 m2 të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.
Pra, bashkëshortja rezulton pronare e kësaj banese.
Tavo ende nuk e ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, ndërsa që prej ardhjes në Vlorë, synimi dhe qëllimi ka qenë një dhe i vetëm: Bashkia Himarë!

Ndërkohë ditën e sotme, kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin pikërisht Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm U zgjodh eurodeputet, Fredi Beleri kërkon të marrë pjesë, në seancën e parë të PE
Artikulli tjetër Gjymëfinalet e Europianit, UEFA zgjedh arbitrat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.