KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad
AnalizeFokusPolitikeRajoniSociale

Kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Policia shpërdan me dhunë protestuesit në Novi Sad

Përditësimi i fundit: 7 Shtator, 2025 10:15 am
228 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe mjete tjera për t’i shpërndarë protestuesit kundër Qeverisë në qytetin serb të Novi Sadit të premten, teksa mijëra persona vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Protesta e 5 shtatorit është pjesë e serisë së organizimeve të udhëhequra nga studentët në Serbi, të cilët protestojnë kundër keqmenaxhimit qeveritar.

Protestat janë nxitur pas rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, duke lënë të vdekur 16 persona. Protestuesit kërkojnë nga institucionet përgjegjësi politike dhe penale për këtë rast.

Ata besojnë se ka pasur korrupsion në projektin e rindërtimit të stacionit. Ndërkohë i kanë rritur kërkesat, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Organizimet kanë qenë kryesisht paqësore deri në mesin e muajit gusht kur protestuesit i kanë akuzuar zyrtarët policorë për taktika të ashpra kundër protestuesve.

Në protestën e së premtes janë përsëritur thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Disa agjenci lajmesh në Serbi kanë raportuar se protestuesit kanë hedhur shishe dhe gjësende tjera në drejtim të policisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar protestuesit se kanë tentuar të “kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë” dhe “t’i zaptojnë objektet universitare në Novi Sad”.

Ai ka thënë në një konferencë për media se 11 zyrtarë policorë janë plagosur në hyrje në Fakultetit Filozofik.

Sipas tij, dhjetëra persona janë arrestuar dhe disa prej tyre do të jenë në mbajtje.

“Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se shteti është më i fuqishëm se cilido, dhe që kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë presidenti serb, duke paralajmëruar se marshe pro Qeverisë do të organizohen ditën e diel.

Të hënën kanë marshuar mijëra njerëz në Beograd, Novi Sad dhe qytete tjera për të shënuar 10 muaj prej tragjedisë në Novi Sad.

Vuçiçi i ka hedhur poshtë kërkesat për zgjedhje të parakohshme dhe i akuzon protestuesit se janë të nxitur nga faktorë të jashtëm.

Partia e tij, Partia Përparimtare Serbe, është në pushtet prej vitit 2012.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Agjencia e BE, pas analizave: Specat me origjinë nga Shqipëria përmbajnë tre lloje pesticidesh
Artikulli tjetër Rusia godet ndërtesën e Qeverisë ukrainase

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.