KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kina nuk fshihet më: “Ndërtojmë një rend të ri botëror”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kina nuk fshihet më: “Ndërtojmë një rend të ri botëror”
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

Kina nuk fshihet më: “Ndërtojmë një rend të ri botëror”

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2025 9:14 am
261 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka pasur një javë të jashtëzakonshme. Ai organizoi një samit të sigurisë ndërkombëtare shumë të ndjekur dhe mbajti një paradë madhështore ushtarake që shfaqi pajisje të teknologjisë më të lartë, që nga raketat hipersonike deri te armët me lazer. Takimi i ‘Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait’ (samit sigurie) dhe përkujtimi i disfatës së Japonisë në vitin 1945 janë së bashku demonstrime të qarta të fuqisë në rritje të Kinës dhe të ambicies së saj për të rindërtuar rendin global.

Duke folur nga ‘Porta e Paqes Qiellore’, ku në vitin 1949 Mao Ce Duni shpalli themelimin e Republikës Popullore, Xi deklaroi se ringjallja e Kinës është “e pandalshme”. Ai këmbënguli se kombi i tij nuk trembej nga kërcënimet për dhunë dhe paralajmëroi se njerëzimi edhe një herë përballej me një zgjedhje kritike mes “paqes ose luftës”. 

Ndërsa kolonat e tankeve dhe dronëve kalonin përpara, lideri kinez ishte i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Presidenti amerikan Donald Trump mbeti i sfumuar nga kjo ngjarje dhe postonte urime sarkastike në rrjetet sociale. Mërzia e tij ndoshta u zmadhua nga ndjesia se ngjarjet madhështore kineze mund të kishin errësuar paradën e tij ushtarake në Uashington në qershor.

Xi e paraqet Kinën si lojtarin qendror në fitoren ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe si një mbrojtëse jetike të një rendi pas lufte të bazuar në institucionet ndërkombëtare, ligj dhe tregti të lirë, që tani kërcënohet nga Trump-i kapriçoz.

Në samitin e Sigurisë në Shanghai, presidenti kinez shpalli atë që e quajti një “nismë të qeverisjes globale” të themeluar mbi parime që përfshijnë “barazinë sovrane”, “sundimin ndërkombëtar të ligjit” dhe “multilateralizmin”. Duke folur përpara më shumë se 20 liderëve botërorë, Xi tha se Kina ishte gati të “mbrojë me vendosmëri frutat e fitores sonë në luftë dhe të ofrojë më shumë përfitime për gjithë njerëzimin përmes reformës së sistemit të qeverisjes globale”. 

Është një ofertë që do të rezonojë me shumë kombe të tmerruara nga sulmet e Trump mbi tregtinë, apo ngacmimet që i bën partnerëve besnikë amerikanë, dhe gatishmëria e tij për të kërcënuar integritetin territorial të aleatëve si Kanadaja dhe Danimarka.

Por vizioni i Xi-së është iluzjon. Ndërsa ai flet për respekt për sovranitetin e kombeve të tjera dhe përkushtim ndaj përparimit të njerëzimit, ai qëndron në solidaritet me Putinin, autorin e pushtimit brutal të Ukrainës, dhe Kim-in, një despot i brezit të tretë, trupat e të cilit po ndihmojnë fushatën ruse.

Kina është e lumtur të ndërhyjë në punët e vendeve të tjera kur ndien se interesat e saj kërcënohen. Ajo duket më e interesuar për të dominuar institucionet ndërkombëtare sesa për t’i bërë ato më demokratike. Dhe për gjithë pretendimet e Kinës se është një shtet që e përkrah tregtinë e lirë, sektorët e saj strategjikë ajo i mbron me mure të larta.

Mbështetja e Xi Jinping për një rend ndërkombëtar më “multi-polar” do të thotë në thelb një botë ku kombet e forta dhe burrat e fortë që i drejtojnë mund të ndajnë sfera influence ku mund të bëjnë kryesisht çfarë të duan. Kjo mund të mos jetë aq ndryshe nga mënyra siç e sheh botën Trump. Por Xi beson se ndikimi i Kinës do të rritet ndërsa ai i SHBA-së do të bjerë.

Një botë e tillë nuk është e pashmangshme. Mungesa e përvojës luftarake të Kinës dhe spastrimi që Xi Jinping i bëri oficerëve të lartë do të thotë që fuqia ushtarake e Kinës mund të mos jetë aq e fortë sa sugjeroi parada e së mërkurës. Megjithëse liderë kombesh nga e gjithë Azia dhe rajone të tjera u dyndën në Kinë këtë javë, shumë do të frikësohen privatisht nga një zëvendësim i hegjemonisë së një SHBA-je demokratike me atë të imponuar nga Kina komuniste.

Rënia e lidershipit ndërkombëtar amerikan që ka filluar nën Trump ende mund të kthehet pas. Nëse jo, kombe dhe blloqe të tjera, veçanërisht BE, e cila vazhdimisht luan një rol shumë nën fuqinë që ka, duhet të përgatiten për të luajtur një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare. Bota me të vërtetë ka nevojë për një rend të ri global, por jo një të projektuar nga Kina e Xi Jinping.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbi, studentët paralajmëronë protestë masive në Novi Sad
Artikulli tjetër “Le Soir”: Si u godit “mbretëria” e klanit Çopja?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.