KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Serbi, në garë për të tretin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Serbi, në garë për të tretin
AnalizeKryesorePolitikeRajoniZhvillim

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Serbi, në garë për të tretin

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2026 9:43 am
41 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë dhe mbetet në garë për të tretin, njoftoi bartësi i listës, Shaip Kamberi, duke iu referuar rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Sipas Kamberit, lista e përbashkët e tetë partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka marrë 27.230 vota. Të njëjtat shifra i publikoi edhe Ardita Sinani. Të dy e cilësuan rezultatin si “arritje historike”.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, shkroi Kamberi në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi rezultatin si “arritje të jashtëzakonshme”, duke thënë se koalicioni ka dy mandate të projektuara dhe se gara për të tretin mbetet e hapur.

“Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”, shkroi Kurti në Facebook, duke uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në tri komunat.

Nëse konfirmohen, dy mandatet do ta rrisnin përfaqësimin e komunitetit shqiptar krahasuar me përbërjen e kaluar të Kuvendit, kur Kamberi ishte deputeti i vetëm shqiptar.

Kamberi dhe Sinani falënderuan votuesit e tri komunave, partitë shqiptare për bashkimin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes për listën e përbashkët.

Tetë partitë garuan së bashku pas vitesh përçarjesh dhe rivalitetesh, me synimin për të fituar tri mandate. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Kurtit.

Më herët gjatë mbrëmjes, pas mbylljes së vendvotimeve, Kamberi kishte thënë për transmetuesin publik të Kosovës se koalicioni synonte dy mandate. Ai e lidhi vështirësinë për sigurimin e mandatit të tretë me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Partitë e koalicionit janë zotuar për veprim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve. Prioritetet e tyre përfshijnë përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesit shqiptarë prej vitesh ankohen për diskriminim në punësim, arsim dhe përfaqësim institucional. Autoritetet serbe i mohojnë këto akuza.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit

Nga një dron për çdo fermer

“Gjyq publik” për protestuesit, prezumim pafajësie për pushtetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Serbi/ Rezultatet paraprake, Vuçiç pranon humbjen
Artikulli tjetër BE-ja uron Listën Studentore dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur reformat në Serbi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arrestimet abuzive/ Gjykata liroi menjëherë rreth 80 përqind të studentëve protestues
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Tenderat abuzivë të Fondit të Zhvillimit shkatërrojnë Sarandën
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
“New York Times”: Humbja e Vuçiçit trondit ekuilibrat gjeopolitikë në Ballkan?
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.