KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK-së
FokusKryesorePolitike

Komisionerët duan të bëhen gjyqtarë! Zbardhet kërkesa e 12 anëtarëve të KPK-së

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 9:44 am
90 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

12 Komisionerë të Pavarur të Kualifikimit i kërkojnë Këshillit të lartë gjyqësor t’i caktojë si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Kërkesa është dorëzuar fill mbas mbylljes së kontrollit të trefishtë të 805 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nisi në shkallën e parë në mars 2018 dhe u mbyll së fundmi, pra pak përpara se komisionerëve tu mbaronte mandati që skadon më 31 dhjetor 2024.

Përmes kësaj shkrese që Top Channel e disponon, komisionerët e vettingut të cilët do të nisin të zbrazin zyrat për çështje ditësh e që do të thotë se së bashku me përmbi 30 këshilltarë mbeten pa punë, i sjellin në vëmendje qeverisë së gjyqësorit jo vetëm bindje ndaj kushtetutës . Por i kujtojnë punën që kryen përgjatë këtyre viteve.

“Jemi të bindur se kemi përmbushur një mision të madh për vendin, kemi patur privilegjin e një gjyqtari të Lartë dhe detyrimin kundrejt qindra kallëzimesh e procedimesh për tu përgjigjur para ligjit”, shprehen në kërkesën e tyre komisionerët.

Ashtu si edhe në dy kërkesa të mëparshme, ata konsiderojnë mundësinë e ndryshimeve ligjore, duke lënë të hapur mundësinë që KLGJ t’i drejtohet gjykatës kushtetuese për interpretim kushtetues mbi statusin e një gjykate të krijuar me ligj siç KPK konsiderohet.

“Sot jemi besimplotë se pritshmëria jonë është legjitime dhe do të garantohet me veprime të rregullta ligjore nga ana e shtetit, duke siguruar emërimin tonë si gjyqtarë në Apel, si një proces i pavarur nga vullneti i parive politike nëpërmjet votimit të normave të reja ligjore, por bazuar në kritere objektive që garantojë sigurinë juridike dhe shtetin e së drejtës”, argumentohet mes të tjerash.

Në mbarim të mandatit të komisionerëve, nuk do të thotë që procesi i vettingut mbyllet këtu. Rivlerësimi i trefishtë do të vazhdojë në Kolegjin e Posacëm të apelimit, aty ku kanë ankimuar të gjithë të shkarkuarit, ose janë apeluar nga Komisioneri publik disa gjyqtarë dhe prokurorë që u panë pa probleme nga KPK.

Në KPA do të vijojnë si vëzhgues monitoruesit e ONM ndërsa rolin e komisionerit e merr kryeprokurori i SPAK , Altin Dumani.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidentin e Real Madrid e lënë nervat, sulmon Shqipërinë për “Topin e Artë
Artikulli tjetër Protesta e 26 nëntorit, PD zbulon akset që do të bllokojë në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.