KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisioni Europian: Përkeqësohet pavarësia e gjyqësorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Komisioni Europian: Përkeqësohet pavarësia e gjyqësorit
AnalizeKryesorePolitike

Komisioni Europian: Përkeqësohet pavarësia e gjyqësorit

Përditësimi i fundit: 25 Korrik, 2024 5:20 am
149 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të pestë vjetor për Sundimin e Ligjit 2024, i cili monitoron zhvillimet e rëndësishme dhe vlerëson situatën e sundimit të ligjit në të gjitha vendet e BE-së.  Edhe pse raporti vëren se 68% e rekomandimeve të vitit 2023 janë adresuar, plotësisht ose pjesërisht, megjithatë, në disa vende të BE-së mbeten shqetësime sistematike dhe situata është përkeqësuar më tej.

Edicioni i këtij viti prezanton gjithashtu kapituj mbi Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për të mbështetur përpjekjet e tyre për reforma dhe për të siguruar punën e vazhdueshme për sundimin e ligjit për përparimin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE.

Raporti i Komisionit Evropian ‘nxin’ Shqipërinë në shumë fusha të saj, përfshirë jetën parlamentare, sistemin e drejtësisë, median si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe një procesi të drejtë ligjor në gjykatat e vendit.

Reforma në Drejtësi:

Për Shqipërinë, raporti vëren se edhe pse janë nisur reforma të rëndësishme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, shqetësimet sistematike në lidhje me të vazhdojnë dhe janë vërejtur raste specifike të përkeqësimit. Ka nevojë për masa mbrojtëse në procedurat e emërimit në drejtësi, autonomi të shërbimit të prokurorisë dhe burime të përshtatshme.

Kornizat kundër korrupsionit:

Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz ,nevojiten veprime të mëtejshme për të forcuar kornizat parandaluese dhe për të siguruar hetimin dhe ndjekjen efektive të rasteve të korrupsionit, sidomos në nivel zyrtarësh, verën raporti i Komisionit Evropian.

Liria dhe pluralizmi i medias:

Edhe pse janë bërë hapa konkretë për të përmirësuar sigurinë dhe mjedisin e punës së gazetarëve, si dhe janë zgjeruar detyrat dhe kompetencat e disa rregullatorëve kombëtarë të medias. Shqetësimet për qeverisjen e pavarur ose stabilitetin financiar të mediave të shërbimit publik, transparencën e pronësisë së medias, të drejtën e aksesit në dokumente publike dhe shpërndarjen transparente dhe të drejtë të reklamave shtetërore, vazhdojnë. Rekomandimet fokusohen në këto fusha për të siguruar një peizazh mediatik të lirë dhe pluralist.

Kontrollet dhe balancat institucionale:

Mbeten sfida, duke përfshirë përdorimin e tepruar të procedurave të përshpejtuara nga ana e partisë qeverisëse, cilësinë e ligjbërjes dhe kufizimet me të cilat përballen shoqëria civile dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Rekomandimet synojnë të forcojnë proceset legjislative dhe të mbështesin funksionimin e autoriteteve të pavarura.

Në raport, Komisioni Evropian sjell në vëmendje ndryshimet ligjore në rregulloren e Kuvendit që mazhoranca ka bërë për të rritur dënimet ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. Sikurse, ndryshimet në Ligjin për komisionet hetimore janë kritikuar për kufizimin e tyre. Ndryshimet janë kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe opozita,  pasi ato cenojnë të drejtën e pakicave parlamentare për të krijuar komisione hetimore.

Raporti thekson se vendimet e Kuvendit që refuzojnë ngritjen e komisioneve hetimore individuale, mbeten subjekt i kontrollit kushtetues dhe i janë referuar sistematikisht Gjykatës Kushtetuese në rast mosmarrëveshjeje.

Sundimi i ligjit është pjesë përbërëse e vetë identitetit të BE-së dhe parakusht për respektimin e vlerave të tjera. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit Special, më shumë se 7 në 10 qytetarë të BE-së pajtohen se BE-ja luan një rol të rëndësishëm në ndihmën për të mbështetur sundimin e ligjit në vendin e tyre. Afro 9 në 10 qytetarë të BE-së mendojnë se është e rëndësishme që të gjitha vendet e BE-së të respektojnë vlerat thelbësore të BE-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BKH kontroll në banesën e Beqajt, në Vlorë
Artikulli tjetër Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë bashkë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.