KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE
AktualeAnalizeBotaPolitikeSociale

Komisioni Evropian prezanton planin për përballimin e krizës së strehimit, në BE

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2025 9:06 am
291 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian ka prezantuar Planin e parë Evropian për Strehimin e Përballueshëm, me synim uljen e çmimeve të banesave dhe përballimin e krizës së strehimit që po prek shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Plani fokusohet në rritjen e ofertës së banesave dhe nxitjen e investimeve publike dhe private, duke përfshirë lehtësimin e rregullave për ndihmën shtetërore, në mënyrë që qeveritë të mund të mbështesin më gjerësisht ndërtimin e banesave sociale dhe të përballueshme. Ai parashikon gjithashtu investime të reja në strehimin social dhe studentor, si dhe hartimin e një legjislacioni të posaçëm për qiratë afatshkurtra.

Sipas Komisionit, që nga viti 2013 çmimet e banesave në BE janë rritur me mbi 60%, ndërsa qiratë mesatare me rreth 20%. Në vitin 2023, familjet evropiane shpenzuan mesatarisht 19.7% të të ardhurave për strehim, ndërsa në vende si Greqia, Danimarka dhe Gjermania, mbi 13% e familjeve shpenzojnë më shumë se 40% të të ardhurave të disponueshme për banesë.

Kriza e strehimit prek drejtpërdrejt qytetarët në të gjithë BE-në: rreth 16% e popullsisë jeton në kushte mbipopullimi, 10.6% nuk mund të përballojë ngrohjen e duhur, ndërsa afro një milion persona rezultojnë të pastrehë. Ndërkohë, rreth 20% e banesave janë të pabanuara.

Komisioni vlerëson se për të përballuar situatën është e nevojshme ndërtimi i rreth 650 mijë banesave shtesë në vit, përtej nivelit aktual të ndërtimit, me një kosto të përllogaritur prej rreth 150 miliardë eurosh në vit.

Në kuadër të planit, BE-ja do të mobilizojë të paktën 11.5 miliardë euro nga buxheti shumëvjeçar në vitet e ardhshme, të cilat do t’i shtohen 43 miliardë eurove tashmë të dedikuara për strehim social, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm. Bankat dhe institucionet kombëtare e rajonale pritet të investojnë rreth 375 miliardë euro deri në vitin 2029.

Komisioneri evropian për Energjinë dhe Strehimin, Dan Jørgensen, u shpreh se strehimi nuk është thjesht një mall, por një e drejtë themelore, duke theksuar nevojën për mobilizimin e të gjitha burimeve për të garantuar që çdo qytetar në Evropë të ketë mundësi për një banesë të denjë.

Marrë nga Euronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sekuestrohen mijëra diamante në aeroportin e Frankfurtit
Artikulli tjetër Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet, me ajrin më të ndotur në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.