Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision.
Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto koncensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë”.
Sipas deputetëve të PD, refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.