KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kongresi i PS zgjedh Asamblenë dhe miraton ndryshimet qeveritare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kongresi i PS zgjedh Asamblenë dhe miraton ndryshimet qeveritare
AktualeKryesorePolitike

Kongresi i PS zgjedh Asamblenë dhe miraton ndryshimet qeveritare

Përditësimi i fundit: 28 Korrik, 2024 6:32 pm
209 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kongresi i Partisë Socialiste, do të votojë Asamblenë e re Kombëtare, e cila del nga delegatët. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.

Në nisje kanë mbajtur fjalën e tyre disa nga ministrat e kabinetit qeveritar. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni, në fjalën e saj u shpreh se, Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian. Pirdeni tha se, Shqipëria u rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, sipas saj me 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ndal tek disa nga kolegët socialistë, të cilët janë nën hetim për vepra të ndryshme penale, mes tyre dhe për korrupsion e shpërdorim detyre. Spiropali tha se është e pashmangshme që beteja e tyre me drejtësinë është individuale, ndërsa shtoi se “kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë”.

Në Kongres po ashtu ka mbajtur fjalën e tij edhe kreu i PS-së Edi Rama. Ai tha se kongresi i sotëm është nisja zyrtare e projektit jo vetëm Shqipëria 2030 por edhe projekti PS 2030. Rama shprehu falenderimet e tij për ish-kryetare e Kuvendit, Lindita Nikollën për të cilën tha se ishte shembulli sesi duhet të jetë individi i zgjedhur nga komuniteti i PS. Ai tha se konflitki brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm.

Rama tha se burimi i konfliktit dihet, duke akuzuar liderin e opozitës, Sali Berishën se e ka “katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi”. Kryeministri nuk ka kursyer edhe deputetët socialistë për të cilët shprehu edhe kritikat e tij. Rama tha se në sallë janë deputetë të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve, ndërsa nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin etik të paraqitjes në kohë dhe në çdo kohë për detyrën. Teksa po komentonte ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe votën e diasporës, ai i cilësoi emigrantët si kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare, ndërsa shtoi se prej kohësh duhet ta gëzonin të drejtën e votës.

Në mbyllje të fjalimit, Rama njoftoi edhe ndryshimet në qeveri dhe parti. Ai propozoi emrin e ministres Elisa Spiropali si kryetaren e re të Kuvendit, Bledi Çuçin si zëvendëskryetar. Rama lajmëroi gjithashtu se ka menduar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin si kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Rama gjithashtu tha se Taulant Balla do të largohet nga Ministria e Brendshme për të drejtuar Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë pasues i Ballës, do të jetë Ervin Hoxha. Në krye të Ministrisë së Mbrojtes tha se do të jetë Pirro Vengu. Rama ka shkarkuar nga detyra ministrin Ervin Mete, duke vendosur si drejtues të ministrisë së Financave, Petrit Malajn.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kongresi i PS del me premtim: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, në vitin 2030
Artikulli tjetër Nesër seanca për miratimi i ministrave të rinj, presidenti i dekreton me urgjencë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.