KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontratë Lobimi e PD-së me 6 milionë dollarë, SPAK nis verifikimet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kontratë Lobimi e PD-së me 6 milionë dollarë, SPAK nis verifikimet
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesorePolitike

Kontratë Lobimi e PD-së me 6 milionë dollarë, SPAK nis verifikimet

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2025 10:31 am
261 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike, me 6 milionë dollarë, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

“Ju informojmë si vijon: Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme u publikua se Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Gjithashtu, Nuredin Seci, shqiptaro-amerikani që jeton në New York rezulton po del garantor në kontratën me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë.

Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump zbut qëndrimin ndaj politikave tregtare,
Artikulli tjetër KQZ shqyrton kërkesat për ndërprerjen e spotit të fushatës së PS-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.