KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontrolli i hekurt i George Sorosit mbi Partinë Demokratike u dobësua, më 5 nëntor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kontrolli i hekurt i George Sorosit mbi Partinë Demokratike u dobësua, më 5 nëntor
AnalizeOpinionPolitike

Kontrolli i hekurt i George Sorosit mbi Partinë Demokratike u dobësua, më 5 nëntor

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2024 1:46 pm
120 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Nga Rowan Scarborough

 

Miliarderi i së majtës ekstreme, George Soros, dhe djali i tij Alex, i cili pritet ta pasojë, kanë mbështetur, me donacione, lëvizjet për shkurtime në financimin e policisë, për hapjen e kufijve dhe për prokurorë të butë.

Por erdhi 5 nëntori. Ish-presidenti Donald Trump e mundi Sorosin. Dhe, në Kaliforni, ku ky investitor i fondeve spekulative ka derdhur aq shumë para, votuesit liberalë iu kthyen kundër, duke thënë me votat e tyre se duan një luftë kundër kriminelëve.

Ata larguan nga posti një nga prokurorët e preferuar dhe të mirëfinancuar të Soros-it, prokurorin e qarkut të Los Anxhelesit, George Gascon ($3 milionë nga Soros). Më në veri, votuesit në zonën e Oakland-it dëbuan prokuroren Pamela Price dhe kryetaren e bashkisë, Sheng Thao. (A keni parë video të rrëmujave shkatërrimtare në rrugët e Oakland-it? Duket se askush nuk arrestohet, dhe bizneset thonë se nuk mund të mbijetojnë në mes të një kaosi të tillë shkatërrues.)

Në San Francisko, ku liberalët janë të lodhur nga dyqanet e izoluara me dërrasa, jashtëqitjet në rrugë dhe të pastrehët e bezdisshëm, dëbuan kryetaren e bashkisë London Breed në favor të kandidatit kundër krimit, Daniel Lurie.

Dy vjet më parë, banorët e qytetit hoqën nga detyra prokurorin e qarkut të mbështetur nga Sorosi, Chesa Boudin. Boudin mbështeti Ryan Khojasteh-un në zgjedhjet e këtij viti, por prokurorja aktuale, Brooke Jenkins, prokurore pro-viktimave, e mundi atë bindshëm.

Gjithashtu, në ditën e zgjedhjeve, kalifornianët miratuan me shumicë Proposition 36. Kjo e përmbysi vendimin e çuditshëm të legjislaturës së shtetit për të dekriminalizuar vjedhjen.

Guvernatorit Gavin Newsom nuk i intereson. Ai iu përgjigj fitores së zgjedhjeve të Trump-it duke shpallur luftë. Z. Newsom praktikisht po thotë: “Trump, bën mirë të mos prekësh asnjë nga anëtarët e bandave tona, migrantët e paligjshëm, ose do të ketë probleme.”

Vitin e kaluar, demokratët vendas në të gjithë vendin, të cilët kishin përqafuar lëvizjen për “shkurtimet e financimit për policinë”, u zgjuan. Realiteti politik është se amerikanët që respektojnë ligjon duan që policia të jetë pranë tyre për t’i mbrojtur nga hajdutët, grabitësit, agresorët dhe vrasësit. Zgjimi erdhi pak me vonesë, ndërsa krimi i dhunshëm shpërtheu në vitin 2022, sipas shifrave të rishikuara të FBI-së.

Kur FBI-ja dhe departamentet lokale të policisë po krijojnë task forca për vjedhjet e organizuara për të shpëtuar bizneset dhe komunitetet, e kupton se krimi nuk po bie ashtu siç kanë pretenduar demokratët dhe Alex Sorosi.

George Soros, i cili jeton rehat në një kompleks të mbrojtur jo larg një departamenti policie të financuar mirë, ishte kryearkitekti i shkurtimeve të fondeve të policisë.

Në vitin 2021, gjatë kulmit të lëvizjes për shkurtime fondesh, Fondacioni Shoqëria e Hapur i Sorosit dha 4.5 milion dollarë për Demand Justice, një grup anti-policor themeluar nga ish-operativi i Departamentit të Drejtësisë, Brian Fallon.

“Shkurtoni fondet e policisë,” shkroi ai në Twitter në qershor të vitit 2020 gjatë trazirave dhe protestave për George Floyd-in.

Fallon u bë në fushatën e Kamala Harrisit këshilltar i lartë.

Demand Justice tani po fokusohet në shkatërrimin e Gjykatës së Lartë sepse liberalët nuk janë dakord me vendimet e saj. Një model për këtë është Bashkimi Sovjetik.

Goditja e tretë për demokratët në ditën e zgjedhjeve ishte ideja tradhtare e presidentit Biden për të hapur kufirin jugor për trafikantët e kartelit meksikan të drogës. Shitësit e drogës vdekjeprurëse fituan miliarda dollarë, duke dërguar miliona të huaj të panjohur ilegalisht në vendin tonë, përfshirë qindra mijëra fëmijë, disa të destinuar për rrjete prostitucioni dhe skllavërie.

Përsëri, Sorosi është dora e fshehtë. Shoqëria e Hapur e tij siguron para për Alianza Hispanoamericana NFP, një organizatë jofitimprurëse që punon për të eliminuar Patrullën Kufitare të SHBA-së dhe të gjithë forcat e rendit.

Me 128 milionë dollarë, Sorosi ishte donatori kryesor demokrat për zgjedhjet e mesme të vitit 2022. Democracy PAC e tij ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Harrisit me 15 milionë dollarë, sipas OpenSecrets.Org.

Ajo që duhet të kuptojmë në këtë martesë mes Sorosit dhe Partisë Demokratike është se demokratët ngadalë janë shndërruar në George Sorosin.

Ata u dashuruan me ideologji, para dhe pushtet, duke hedhur poshtë amerikanët e thjeshtë. Ata dhe përfaqësuesit e tyre shpikën disa mbiemra për të delegjitimuar ata që nuk janë dakord me ta: Racistë, patriarkalë, nacionalistë të krishterë, të përçmuar, fashistë, nazistë, të jo-amerikanë dhe e preferuara e Joe Biden-it, “plehra”.

Demokratët llogarisin që shumica e tyre do të ndërtohet mes sindikatave të mësuesve publikë, punonjësve të qeverisë, mbrojtësve të të drejtave të abortit, studentëve të ndjeshëm të kolegjeve dhe profesorëve të tyre influencues, dhe klasës së aktivistëve të majtë.

Kur demokratët pozojnë për fotografi me Alex Sorosin në majën e apartamentit të tij në një nga kullat e larta të Nju Jorkut, ata, në kuptimin figurativ dhe literal, po na shikojnë nga lart (me përçmim).

Është e rëndësishme të lexojmë planin e Sorosit, librin e vitit 1998 “Krizat e Kapitalizmit Global,” për të kuptuar plotësisht se çfarë dëshiron klani Soros të bëjë me Amerikën.

Për vendin më të lirë dhe më të fuqishëm në botë, ai dëshiron që fati ynë t’u dorëzohet grupeve të krisura globale të drejtuara nga të paaftë të Botës së Tretë dhe të financuara nga miliarderë si ai vetë.

“Sovraniteti i shteteve duhet t’i nënshtrohet ligjit ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare,” shkroi ai, duke shtuar, “Ne kemi nevojë për një autoritet të ri ndërkombëtar që i tejkalon kufijtë e sovranitetit të shteteve për të promovuar një shoqëri të hapur.”

Ai shkroi: “Është diçka tronditëse, por Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi më i prapambetur në botë sa i përket ruajtjes së të gjitha shenjave të sovranitetit.”

Në vitin 2023, studiuesit e Fondacionit Heritage iu kundërpërgjigjën riorganizimit të Sorosit.

Charles “Cully” Stimson i Heritage-it, i cili menaxhon Programin e Ligjit për Sigurinë Kombëtare, dhe Zack Smith, një ish-prokuror federal në Florida, bashkautorët e librit “Prokurorët Rebelë: Si Avokatët Radikalë të Sorosit po Shkatërrojnë Komunitetet e Amerikës.”

Libri shpjegon “se si një lëvizje radikale e financuar dhe konceptuar nga George Sorosi, dhe që duket se është projektuar për të ‘rindërtuar nga themeli’ sistemin e drejtësisë penale ashtu siç e njohim, ka arritur të zëvendësojë prokurorët për rend dhe ligj me fanatikë pro-kriminelëve dhe anti-viktimave.”

I kërkova zotit Stimson të vlerësonte zotin Soros dhe zgjedhjet e vitit 2024.

“Eksperimenti i tij social radikal është një dështim kolosal,” tha ai.

 

Marrë na Washington Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Samiti i klimës, shumë para janë në rrezik
Artikulli tjetër Korçë, arrestohet një mësues, ngacmoi seksualisht në WhatsApp dy 14-vjeçare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.