KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosova dhe Shqipëria kundërshtojnë idenë e Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosova dhe Shqipëria kundërshtojnë idenë e Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kosova dhe Shqipëria kundërshtojnë idenë e Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2026 4:09 pm
61 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Haxhiu e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e përmendur sërish nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Duke folur më 10 gusht në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që deklaratat e Vuçiçit të adresohen me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar për pasojat që një ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të mund të kishte për Kosovën.

“Siç e dini, (kanali i ujitjes) Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e një sistemi jetik për furnizim me ujë, për energjinë, bujqësinë, dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, ministri i Shqipërisë, Hoxha, shkroi në Facebook se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si çështje e brendshme e një shteti apo të vendoset në mënyrë të njëanshme.

“Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, tha Hoxha, duke shtuar se Shqipëria pret që Serbia të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe se çështje të tilla duhet të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, “jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme”.

Reagimet vijnë një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka filluar punën konkrete në drejtim të kësaj ideje.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiç më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd.

Tutje, Vuçiç ka folur sërish për këtë temë të hënën duke thënë se “nuk po kërcënon askënd, por se po merret me rrjedhat ujore në territorin e Serbisë”.

“Tani, natyrisht, shkencëtarët, inxhinierët dhe të gjithë të tjerët do të ulen, do ta shqyrtojnë çështjen dhe do të më propozojnë se si mund të realizohet kjo, dhe kaq. Unë nuk kam kërcënuar askënd. Nuk jam unë Kurti që t’i kërcënoj njerëzit. Nuk po kërcënoj askënd. Ne thjesht do të merremi me problemet tona. Ne kemi interesat tona dhe merremi me to”, tha Vuçiç për media, siç ka cituar media serbe, Tanjug.

Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re.

Në dhjetor të vitit 2024, pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Vuçiç kishte thënë se që nga viti 1985 ekziston një ide për ndryshimin e rrjedhës së lumit për nevojat e popullatës në Serbi.

Ai kishte thënë atëherë se vetë kishte qenë kundër saj.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas në Kosovë, ku mbush liqenin artificial të Ujmanit. Dy të tretat e këtij liqeni gjenden në territorin e Kosovës. Uji nga ky sistem furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët e intervistuar më herët nga Radio Evropa e Lirë kanë thënë se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundur, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do të dëmtonte Kosovën, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Serbia është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin jo-navigacional të ujërave ndërkombëtare.

Ajo përcakton, ndër të tjera, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare dhe obligimin për të mos shkaktuar dëm të konsiderueshëm ndaj shteteve të tjera. Kosova nuk është palë e kësaj konvente, pasi nuk është anëtare e OKB-së.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sherr mes anëtarëve të grupeve kriminale në burgun e Fierit
Artikulli tjetër Deklarata e Zelenskyt për Kosovën nxit reagime në Prishtinë, Tiranë dhe Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.