KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, reagon qeveria pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, reagon qeveria pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Kosovë, reagon qeveria pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 10:30 am
227 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë,  Albin Kurti kushdo që dëshiron të takojë atë. Ky reagim i zëdhënësit të qeverisë së Kosovës u bë, pasi Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nuk do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa Kosova të ketë një qeveri me mandat të plotë. Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “vendi i punës i kryeministrit Kurti është Kryeministria”, por sipas tij, “takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë”.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve”, theksoi zëdhënësi Kryeziu, duke shtuar se takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën gjatë kohës sa Kurti ka qenë kryeministër me mandat të plotë.

Letra e BE-së i referohet aktgjykimit të Gjykatës Supreme

Mediet në Kosovë publikuan një letër të datës 8 gusht, përmes së cilës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në këtë përfundim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 25 qershor” dhe se BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me të gjitha shtetet anëtare”. Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 25 qershor e shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ku argumentoi se “nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”. Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues dhe arbitrar”, duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Në letrën e Bashkimit Evropian, thuhet se “në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat, brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”.

Opozita: Jo në të njëjtën kohë edhe postin e deputetit edhe atë të ekzekutivit

Kjo letër e BE-së drejtuar Kurtit, i referohet vizitës së fundit të të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Peter Sorensen, i cili më 6 gusht zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. “Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucionale të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, thuhet në letrën që Aivo Orav i dërgoi Kurtit më 8 gusht. Takimi i fundit i shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, që zhvilloi me Albin Kurtin në zyrën e tij në Kryeministri, ishte më 25 korrik 2025.

Partitë parlamentare opozitare të deritashme e kanë akuzuar Kurtin dhe anëtarët e qeverisë së tij që janë zgjedhur deputetë, se nuk mund të zhvillojnë në të njëjtën kohë edhe postin e deputetit edhe atë të ekzekutivit. Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vendi nuk mund të ketë vakum në qeverisje. Njëra nga partitë e deritashme opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj Albin Kurtit dhe ministrave të tij, duke i akuzuar ata për shkelje të Ligjit për Qeverinë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqetësimet kryesore të votuesve amerikanë/ Ekonomia dhe gjendja e demokracisë

Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

Si po çmontohet me shpejtësi regjimi i Vuçiçit në Serbi?

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Trump paralajmëron përplasje me demokratët pas humbjes në zgjedhje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon
Artikulli tjetër SHBA me plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë
Aktuale Analize Bota Fokus HI-Tech 4 Nëntor, 2026
Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez
Analize Bota Finance Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?
Aktuale Analize Bota Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.