KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA me plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SHBA me plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
AnalizeBotaPolitikeSocialeZhvillim

SHBA me plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 10:34 am
173 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gazetarëve të huaj në SHBAkëtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qendrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme. Deri tani pë rgazetarë p.sh. nga Gjermania leja e qendrimit lëshohej për deri në pesë vjet.

Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, sikurse mësohet nga një publikim (28.08.2025) në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studuiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.

Kontroll më i mirë për ata që qendrojnë me vizë në SHBA

Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt “si studentë të përhershëm” siguronin qendrim üaafat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut. “Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së.” Rregullorja e re ka për qëllim të ndalojë abuzimet dhe t’u mundësojë autoriteteve që t’i kenë më mirë nën kontroll ata që qendrojnë me vizë në SHBA.

Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë. Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet. Në vitin studimor 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Kritika nga shkollat e larta

Përfaqësues të sistemit të shkollave të larta i kriitkuan këto ndryshime të propozuara. Nëse rregullorja miratohet, studentë dhe shkencëtarë do të përballen  “rregullisht dhe pa qenë ë nevojshme” me procedura aplikimi shtesë, në mënyrë që të mund të përfundojnë projektet e tyre, deklaroi kryetarja e Shoqatës së Presidentëve për Arsimin e Lartë dhe Migracionin, Miriam Feldblum. Kjo do të ngarkonte të gjithë procesin e punës në shkollat e larta. Po ashtu theksoi Feldblum, si rrjedhojë e pengesave më të mëdha burokratike gjjithnjë e më pak akademikë do të preferonin të vendosnin për studime në SHBA.

Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh. Shumica e të prekurve janë nga Kina ose studentë, që kanë demonstruar në universitetet e tyre kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Trump gjithashtu ka shkurtuar fonde mbështetjeje nga shteti miliarda dollarëshe për universitetet. Kongresi ndërkaq i ka rritur taksat për shkollat e larta private.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, reagon qeveria pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës
Artikulli tjetër Indonezia në ‘flakë’ pas vdekjes së një taksisti 21-vjeçar! Protesta të dhunshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.