KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Kosovë: Parlamenti zgjedh kryetarin, por bllokada vazhdon

Përditësimi i fundit: 30 Gusht, 2025 10:27 am
204 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

45-vjeçari Dimal Basha, deputet i partisë së majtë në pushtet Vetëvendosje (VV), u zgjodh të martën (26.08.2025) me 73 vota pro si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Zgjedhja e tij u arrit vetëm pas 57 tentativash të deputetëve dhe dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar procedurat, derisa Vetëvendosje gjeti një kandidat që mund të merrte mbështetjen e duhur.

Parlamenti u zgjodh në shkurt të këtij viti, por puna e tij qëndroi e bllokuar deri të martën, pasi nuk mund të zgjidhej kryeparlamentari. Megjithatë Kuvendi ende nuk mund të fillojë punën, sepse deputetët nuk arritën të zgjedhin të gjithë nënkryetarët. Sipas Kushtetutës njëri prej tyre duhet të jetë nga komuniteti serb. Por shumica e nevojshme prej 61 votash nuk u sigurua.

Partia serbe Srpska Lista, e mbështetur nga Serbia dhe me nëntë deputetë në Kuvend, propozoi Slavko Simic për këtë post. Por ai nuk i mori votat e nevojshme në tri raunde votimi. Kur emri i tij u propozua për të katërtën herë, kryeparlamentari i ri Dimal Basha refuzoi ta lejonte votimin, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese që përcakton se një kandidat për postin e kryetarit nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Pavarësisht kundërshtimeve të Srpska Lista, Basha tha se ky rregull vlen edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. KurSrpska Lista refuzoi të propozonte një tjetër kandidat, Basha hodhi short mes tetë deputetëve të mbetur të kësaj partie. Por as ata nuk morën votat e mjaftueshme.

Kriza pa zgjidhje

Sipas analistes politike, Donika Emini, eksperte në grupin këshillimor për politikën e Ballkanit në Evropë (BIEPAG), Kosova është “shumë larg një zgjidhjeje përfundimtare të krizës, sepse Parlamenti nuk po arrin të konstituohet”. Ajo e cilëson sjelljen e Lista Srpska si “tipike”, pasi kjo parti “vazhdimisht e vë në pikëpyetje rendin kushtetues dhe Republikën e Kosovës, duke përsëritur narrativën e Beograditqë mohon ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur”.

Vetëm kur të plotësohet ekipi i kryeparlamentarit me zëvendësit e tij, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mund t’i japë mandat partisë më të madhe, Vetëvendosjes, për të formuar qeverinë e re. Me 48 deputetë në një parlament prej 120 anëtarësh, kryetari i saj Albin Kurti – njëkohësisht edhe kryeministri aktual në detyrë – duhet të gjejë të paktën një partner koalicioni për të siguruar shumicën. Matematikisht opsionet janë vetëm dy: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 24 deputetë, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 deputetë.

Por sipas Donika Eminit, “kushtet për bashkëpunim mes Vetëvendosjes, PDK-së dhe LDK-së janë shumë të kufizuara”. Ajo shton se kjo vlen edhe më shumë për partitë e tjera, duke përfunduar se gjasat për zgjedhje të parakohshme janë gjithnjë në rritje.

Sërish bllokada në horizont

Edhe pa zgjedhje të reja parlamentare Kosovën e presin zgjedhje të tjera: në tetor 2025 zgjedhjet lokale dhe në shkurt 2026 zgjedhjet presidenciale. Këto të fundit zhvillohen në Kuvend dhe kërkojnë dy të tretat e votave të deputetëve.

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, sheh këtu një rrezik të ri: nëse Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë për muaj të tërë as kryeparlamentarin, që kërkon vetëm shumicë të thjeshtë, aq më e vështirë do të jetë zgjedhja e Presidentit që kërkon dy të tretat. Për këtë arsye, sipas tij, “detyrë urgjente e Kuvendit, sapo të konstituohet, është të miratojë një ndryshim kushtetues që ta bëjë zgjedhjen e Presidentit direkte nga populli”.

Kosova duhet të bëjë gjithçka për të parandaluar bllokada të reja politike, thotë Spahiu. Edhe Donika Emini mendon ngjashëm. Një bllokadë si ajo e muajve të fundit, sipas saj, nuk rrezikon vetëm funksionalitetin e shtetit, “por edhe vetë ekzistencën e Kosovës si shtet”. Deputetët e zgjedhur duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dimension në punën e tyre parlamentare.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulohet një rrjet spiunazhi në Kroaci
Artikulli tjetër Kosovë, reagon qeveria pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.