KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2026 9:23 am
105 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar lidhjen e kontratës me operatorin fitues FUSHA për projektin e transformimit të vijës bregdetare të Durrësit.

Kontrata është lidhur me një vlerë prej 782 milionë lekësh pa TVSH, ose rreth 8 milionë euro, për ndërhyrjen që parashikon transformimin e segmentit bregdetar nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca në një hapësirë të re turistike, rekreative dhe urbane.

Tenderi ishte rishpallur nga FSHZH me një fond limit prej 833.2 milionë lekësh, ose rreth 8.5 milionë euro.

Projekti zhvillohet në kuadër të fazës së tretë të investimeve për infrastrukturën e tregjeve, hapësirave tregtare dhe zonave model të zhvillimit.

Ndërhyrja parashikohet përgjatë një segmenti bregdetar prej rreth 2.8 kilometrash, duke përfshirë zgjerimin e vijës së plazhit deri në 100 metra drejt detit dhe krijimin e hapësirave të reja publike për banorët dhe turistët.

Plani përfshin ndërtimin e një parku linear të gjelbër, shëtitoreve, zonave multifunksionale dhe infrastrukturës sportive e rekreative, si dhe krijimin e të ashtuquajturave “Green Coves”, hapësira të gjelbra që synojnë të lidhin më mirë qytetin me detin.

Në projekt janë parashikuar gjithashtu bare plazhi, restorante, hapësira pushimi, qendra informacioni për turistët, zona pikniku, qendra shëndetësore, parkime për biçikleta dhe platforma për aktivitete tregtare sezonale.

Një pjesë e ndërhyrjes i kushtohet edhe aktiviteteve kulturore dhe sportive, me amfiteatro në natyrë, fusha tenisi, volejbolli plazhi dhe futbolli, skate park, palestër në ambient të hapur dhe platforma për yoga.

Sipas dokumenteve të tenderit, zona e ndërhyrjes shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 544 mijë metrash katrorë, në një nga segmentet me intensitetin më të lartë të përdorimit urban dhe turistik në Durrës.

Investimi sipas dokumenteve synon të rrisë ofertën turistike dhe të përmirësojë funksionalisht dhe estetikisht bregdetin, duke e integruar atë me infrastrukturën ekzistuese të qytetit dhe me aktivitetet tregtare, rekreative dhe publike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Artikulli tjetër Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.