Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë për mediat pas mbylljes së orarit zyrtar të procesit të votimit. Celibashi tha se, mes orës 18:00-19:00, pjesmarrja ishte 41.37%.
Kryekomisioneri tha se në pjesën dërrmuese procesi ka shkuar në përputhje me rregullat dhe standardet. Celibashi ka bërë thirrje partive politike dhe udhëheqësve politikë të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë vetëpërmbajtje gjatë procesit të numërimit të votave, ndërsa tha se do të kemi rezultatin paraprak jo më vonë se sa pasditja e ditës së martë.
Ai shtoi se në njësinë 10 në Tiranë dhe në Vorë, ku është kryer votimi elektronik, rezultati do të shpallet paraditen e sotme. Celibashi tha se, ka qenë një kërkesë e PD për të mos bërë publik rezultatin në kohë reale.
Ai ka deklaruar disa çaste më parë se rasti i konfliktit tek shkolla ‘Petro Nini’ është jashtë kompetencës së KQZ-së. Celibashi tha më tej se janë elementë të veprës penale ose të SPAK-ut ose prokurorive të rretheve dhe do vendosin ata për ecurinë e kësaj ngjarjeje.
Marrë nga Dosja.al