KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kritikët e USAID-it, thirrje për investime të përqendruara në botën e jashtme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kritikët e USAID-it, thirrje për investime të përqendruara në botën e jashtme
AnalizeBotaKomentPolitike

Kritikët e USAID-it, thirrje për investime të përqendruara në botën e jashtme

Përditësimi i fundit: 13 Shkurt, 2025 9:11 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Administrata e Presidentit Trump thotë se po rishikon programet e ndihmave për botën e jashtme në agjencinë kryesore amerikane për ndihmat humanitare, USAID. Kritikët po propozojnë një sërë ndryshimesh në programet e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Me qasjen e tij “Amerika e Para”, Presidenti Donald Trump ka premtuar ndryshime gjithëpërfshirëse në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara ndërveprojnë me pjesën tjetër të botës.

Nënpresidenti JD Vance shpjegoi këtë qasje gjatë një interviste në kanalin FOX News.

“Koncepti i thjeshtë ‘Amerika e Para’, nuk do të thotë urrejtje për dikë tjetër, por një udhëheqje dhe presidenti Trump ka qenë shumë i qartë për këtë, që i jep përparësi kryesore interesave të qytetarëve amerikanë”, tha ai.

Në këtë kontekst, Presidenti Trump urdhëroi një ngrirje 90-ditore, duke filluar nga 20 janari, për të gjithë ndihmën amerikane për botën e jashtme derisa të përfundojë një rishikim i plotë i saj nga qeveria. Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka sqaruar së fundmi disa përjashtime, që parashikon urdhri për ngrirjen e fondeve.

“Ne kemi miratuar disa përjashtime për disa programe, që janë të logjikshme për të gjithë në botë, ato e bëjnë Amerikën më të sigurt dhe më të fortë. Fondet e programeve që ofrojnë ushqime apo ilaçe urgjente, që shpëtojnë jetë, nuk do të pezullohen”, thai ai.

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila menaxhon shumicën e programeve të ndihmës amerikane për botën e jashtme, është nën një analizë intensive, gjë që disa analistë thonë se është e nevojshme.

“Ndoshta ka pjesë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar që mund të kenë nevojë të zvogëlohen apo të ristrukturohen në mënyrë që të jenë të përqëndruara në objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, në vend që thjesht të përqëndrohen në ngritjen e standarteve kulturore që ne i shohim si të dobishme edhe këtu, por që mund të mos preferohen nga vendet që ne ndihmojmë”, thotë Bryan Clark nga Instituti Hudson.

“Një nga gjërat për të cilat administrata e Presidentit Trump ka qenë shumë e shqetësuar është përqendrimi i USAID-it në programet e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes në mbarë botën. Mendoj se kjo është keqpërdorur në një farë mase nga USAID-i, sepse disa vende të botës nuk e duan këtë, nuk janë gati të pranojnë, për shembull, martesat e homoseksualëve”, thotë Sean Roberts nga Universiteti George Washington.

Punonjësit e USAID-it kanë protestuar në ditët e fundit në mbrojtje të punës së tyre dhe kundër shpërbërjes së mundshme të agjencisë së tyre. Një nga protestuesit është kontraktorja e USAID-it Mieka, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj.

“Ne punojmë jo duke i detyruar njerëzit të kenë respekt për Amerikën apo duke u thënë atyre të përqafojnë disa vlera të caktuara, por duke i mbështetur ata në mënyrat që ata mendojnë se kanë nevojë dhe përmes kësaj ne e bëjmë botën një vend më të mirë për të gjithë”, thotë ajo.

Investimet më të përëqendruara të USAID-it në vendet e tjera të botës mund të sjellin përfitime më të mira për Amerikën, thotë eksperti i politikave të mbrojtjes, Bryan Clark.

“Investimet në ndihmën humanitare, edhe nëse nuk krijojnë domosdoshmërisht një aleat që do të jetë në gjendje të mbështesë interesat e Shteteve të Bashkuara, janë të mira, sepse reklamojnë fuqinë e butë të Shteteve të Bashkuara dhe përmirësojnë pozicionin e tyre në botë”, thotë ai.

Ndërsa rishikimi i programeve të USAID-it është duke u zhvilluar, zyrtarët riaktivizuan disa programe si atë të luftës kundër sidës, PEPFAR, por klinikat lokale nuk u rihapën menjëherë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykatësi i hap udhë planit të Trump për reduktimin e punonjësve përmes dorëheqjes
Artikulli tjetër Trump do të takohet me Putinin në Arabinë Saudite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.