KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kritikët kundërshtojnë Paketën e Maleve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kritikët kundërshtojnë Paketën e Maleve
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Kritikët kundërshtojnë Paketën e Maleve

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 9:51 am
74 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Besjana Guri është një pjesëmarrëse e rregullt në protestat para zyrës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Por, ndërsa protestat nisën si reagim ndaj një zhvillimi turistik luksoz në bregdet, shqetësimi i saj personal lidhet me “Paketën e Maleve” të Ramës – një ligj i hartuar për të zhvilluar turizmin edhe në zonat malore të Shqipërisë.

Si drejtuese e Qendrës LUMI, një organizatë mjedisore, Guri ka mbledhur firma për shfuqizimin e ligjit, i miratuar në mars, për të cilin ajo dhe aktivistët e tjerë thonë se përbën një kërcënim për mjedisin.

Qeveria thotë se synimi i planit është të nxisë “zhvillimin e qëndrueshëm”, duke “i dhënë përparësi mbrojtjes së peizazheve natyrore dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore”.

Megjithatë, skeptikët druhen se do të përsëritet modeli i zbatuar në bregdet, ku masat mbrojtëse mjedisore janë kufizuar për t’u hapur rrugë investitorëve me lidhje të forta, të pajisur me plane për hotele luksoze dhe komplekse apartamentesh.

“Paketa e Maleve është një tjetër pjesë e legjislacionit që prek habitatet natyrore në zona malore të paprekura, shumë prej të cilave janë shpallur zona të mbrojtura”, tha Guri për BIRN.

Duke iu referuar ndryshimeve të tjera ligjore që lejuan zhvillimet turistike me pesë yje në zonat e mbrojtura, Guri tha: “Kur kombinohet me Ligjin e ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve i hap rrugën ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës brenda ekosistemeve të pasura të vendit.”

Zhvillim rural apo shfrytëzim?

Kur Paketa e Maleve u miratua në mars, qeveria tha se synimi ishte “të krijohej një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike, duke përfshirë turizmin malor, bujqësinë, industrinë dhe inovacionin, të cilat lidhen me ekosistemin lokal, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së peizazheve natyrore dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të përcaktuara si prioritare për zhvillimin e ekonomisë malore”.

Kritikët thonë se këto janë thjesht fjalë boshe; ata i referohen zhvillimit të vrullshëm në bregdetin shqiptar, mes asaj që e konsiderojnë shpërfillje të burimeve natyrore dhe të ndikimit mbi ekosistemet e ndjeshme.

Protestuesit, të cilët fillimisht dolën në rrugë të revoltuar për një projekt bregdetar të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Rama i ka hedhur poshtë kërkesat e tyre.

“Jemi në një pikë ku mijëra emigrantë kanë shprehur interes për të investuar”, tha Rama më 21 korrik, duke iu referuar anëtarëve të diasporës shqiptare që duket se janë të interesuar të kthehen në atdhe dhe të investojnë kursimet e tyre në turizëm. “Turizmi pritet të bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e ekonomisë.”

Politika e qeverisë për turizmin malor, tha ai, “u përshtatet atyre që për vite me radhë nuk kanë qenë në gjendje ta kthejnë pronën e tyre në një aset financiar”.

Guri tha se qëllimi i vërtetë ishte të nxitej ndërtimi i hoteleve, resorteve, komplekseve të vilave dhe gjithë infrastrukturës shoqëruese “në zona të prekura”. Kjo, tha ajo për BIRN, “nuk mund të klasifikohet vërtet si zhvillim i qëndrueshëm”.

Mosmarrëveshje të mundshme mbi pronësinë

Sipas ligjit, bashkitë kanë të drejtë të nisin procesin e transferimit të pronës publike ose private tek “investitorët”, duke i kërkuar qeverisë që ta përcaktojë këtë tokë si tokë “për zhvillim”.

Një investitor i mundshëm duhet të dëshmojë se e ka përdorur tokën gjatë 10 viteve të mëparshme. Nuk është e nevojshme të dëshmojë “pronësinë” faktike mbi të.

Disa ekspertë thonë se kjo krijon rrezikun e konflikteve mbi të drejtat e pronësisë.

Partia Demokratike e opozitës e ka kundërshtuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se ai shkel të drejtën e pronës private.

Edona Haklaj, një aktiviste nga partia “Shqipëria Bëhet”, tha se ligji është tepër i paqartë dhe rrezikon ta ndërlikojë edhe më tej çështjen e pronësisë në Shqipëri, një problem që daton prej dekadash.

“Në rastin e zonave të thella malore apo të disa zonave të caktuara malore, shumë banorë janë të gatshëm të investojnë edhe pa Paketën e Maleve”, tha ajo për BIRN.

“Megjithatë, ajo që u nevojitet fillimisht është njohja dhe formalizimi i të drejtave të tyre të pronësisë. Nuk mund të presësh që njerëzit të investojnë në një pronë për të cilën nuk kanë siguri juridike, veçanërisht kur e ke mbajtur atë pronë pezull, duke mos njohur pronësinë ose duke mos siguruar as infrastrukturën më bazë.”

Qeveria thotë se paketa do të krijojë vende pune për komunitetin lokal, do të rrisë kërkesën për produkte bujqësore dhe blegtorale dhe do të tërheqë investime nga jashtë.

Haklaj, megjithatë, tha se “ky lloj investimi nuk barazohet automatikisht me zhvillimin e qëndrueshëm”.

“Nëse zhvillimi përkthehet kryesisht në ndërtime dhe infrastrukturë turistike, pa garantuar që përfitimet kryesore të mbeten në komunitetin lokal, rrezikojmë të shohim malet të zhvillohen fizikisht, ndërsa njerëzit që kanë jetuar dhe punuar atje për breza të tërë të mos jenë përfituesit kryesorë.”

Rrezik për “ndërtime të pakontrolluara”

Përpjekjet për zhvillimin e turizmit malor në Shqipëri janë përballur edhe më parë me probleme fillestare.

Në vitin 2024, gjatë një vizite në fshatin piktoresk të Thethit, Rama u bëri thirrje shqiptarëve, përfshirë ata të diasporës, të investonin në turizëm. Disa e morën fjalë për fjalë dhe nëpër fshat filluan të shfaqeshin me shpejtësi kabina dhe bujtina. Kur u zbulua se ato nuk kishin leje, autoritetet ndërhynë me buldozerë dhe i shembën.

Urbanisti me bazë në Tiranë, Imeldi Sokoli, tha se Paketa e Maleve bie ndesh me planet vendore të zhvillimit.

“Kjo nismë mundëson ndërtime kaotike që dalin jashtë parametrave të zhvillimit të përcaktuar nga Planet e Përgjithshme Vendore dhe përbën rrezik për zgjerimin e pakontrolluar të ndërtimeve”, tha Sokoli për BIRN.

“Ndërkohë, sektori i turizmit në këto zona vuan nga probleme sistemike, si mungesa e infrastrukturës, duke filluar nga rrugët e deri te shërbimet e ambulancës dhe kanalizimeve, si dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe e sektorëve mbështetës, si blegtoria dhe bujqësia, të cilat shërbejnë si bazë për zhvillimin e turizmit.”

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha se ligji bazohej në “koncepte juridike të diskutueshme” dhe i ngjante një “koncesioni për elitën e pasur që kërkon mundësi investimi për kapitalin e saj, por nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për zhvillimin e vendit”.

“Qëllimi i deklaruar i ligjit është zhvillimi ekonomik lokal”, tha Preçi për BIRN. “Fatkeqësisht, kjo nismë po ndiqet e shkëputur nga politikat e tjera thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm lokal.”

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambientalistët i kërkojnë Kuvendit të zhbëjë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura
Artikulli tjetër Produktiviteti i punës/ Shqiptarët të fundit në rajon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.