KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
AktualeAnalizeBotaPolitike

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 8:50 am
163 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë mbledhur në Kanada për një samit ku pritet të diskutohet për luftimet dhe mënyrat se si të ndalohet përshkallëzimi i mëtejmë i konfliktit.

Edhe lufta në Ukrainë do të jetë në agjendën e takimit treditor të udhëheqësve të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili po mbahet në Kananaskis të Kanadasë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, të takohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Para se të nisej nga Uashingtoni drejt Kanadasë më 15 qershor, Trump u pyet se çfarë hapash po ndërmerr për të ulur tensionet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

“Shpresoj që të ketë një marrëveshje”, tha ai. “Mendoj se është koha për një marrëveshje”, shtoi udhëheqësi amerikan.

Trump ka lavdëruar ofensivën e Izraelit, ndërkaq ka hedhur poshtë akuzat e Iranit se SHBA-ja ka marrë pjesë në këtë ofensivë, duke paralajmëruar Teheranin që të mos ndërmarrë sulme ndaj caqeve amerikane.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, më 15 qershor, i tha se diplomacia është rruga më e mirë drejt zgjidhjes.

Duke folur në një konferencë të G7-ës, von der Leyen për dhunën e re e fajësoi Iranin, duke përmendur gjetjet e bëra publike javën e kaluar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilat tregonin se Irani nuk po i përmbushte obligimet e tij.

“Në këtë kontekst, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale”, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se në samitin e G7-ës duhet të diskutohet për krizën me Iranin, por edhe për Ukrainën, e cila po sulmohet me dronët që Teherani ia ka shitur Rusisë.

“Lloji i njëjtë i dronëve të prodhuar nga Irani dhe raketat balistike po godasin qytetet në Ukrainë dhe në Izrael. Prandaj, këto kërcënime duhet të adresohen së bashku”, tha ajo.

Von der Leyen u shpreh gjithashtu se duhet t’i bëhet më shumë presion Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Izraeli tha se i nisi sulmet për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore. Ai ka vrarë komandantë kryesorë dhe shkencëtarë iranianë gjatë sulmeve fillestare më 13 qershor. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hossein Kermanpour, ka deklaruar se 1.277 persona të tjerë janë hospitalizuar, duke shtuar se mbi 90 për qind e viktimave janë civilë.

Në Izrael, të paktën dhjetë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë.

Në valën e parë të sulmeve, Izraeli dukej se po shmangte shënjestrimin e infrastrukturës së energjisë në Iran, por më 15 qershor Ministria e Naftës e Iranit tha se Izraeli kishte goditur dy depo karburantesh në Teheran.

Izraeli tha se sulmet e tij më 15 qershor goditën Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, vende nga ku lëshohen raketat dhe fabrika që prodhojnë komponentë të mbrojtjes ajrore.

Mediat iraniane pranuan se ka pasur shpërthime dhe zjarre si pasojë e një sulmi ndaj një avioni cisternë iranian në Mashhad, në verilindje të vendit.

Izraeli tha se raketat iraniane goditën Tel Avivin dhe qytetin-port Haifa herët më 16 qershor, duke shkatërruar shtëpi. Mediat izraelite raportuan se të paktën tre persona u vranë në qendër të vendit, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet gjatë natës.

Mes frikës për përshkallëzimin e konfliktit, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, i tha mediave shtetërore se vazhdimi i negociatave bërthamore me SHBA-në do të ishte i pajustifikueshëm, ndërsa gjenerali iranian Esmail Kosari tha se Teherani po shqyrton mundësinë e mbylljes së ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin ndërkombëtar.

Ka frikë se dhuna mund të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme, një rajon ku tensionet janë të larta që prej 7 tetorit 2023, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit. Izraeli është kundërpërgjigjur me një ofensivë, që thotë se synon shkatërrimin e Hamasit në Rripin e Gazës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë

Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve

Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?

Europa po hyn në një “supercikël” zgjedhjesh/ Rezultatet e tyre mund t’i trondisin themelet e BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasadori i Iranit në OKB: 78 persona u vranë dhe 300 u plagosën nga sulmet izraelite
Artikulli tjetër Irani ndërmerr një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?
Aktuale Analize Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Champions, sonte show me 9 sfida
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.