KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri nxjerr leje zhvillimi dhe ndërtimi për hotelin 6-katësh të konfiskuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kryeministri nxjerr leje zhvillimi dhe ndërtimi për hotelin 6-katësh të konfiskuar
AnalizeKorrupsionKryesorePolitikeSociale

Kryeministri nxjerr leje zhvillimi dhe ndërtimi për hotelin 6-katësh të konfiskuar

Përditësimi i fundit: 11 Gusht, 2025 6:04 pm
311 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në datën 1 gusht, në një “rrufe në qiell të hapur”, kryeministri Edi Rama denoncoi publikisht një gjyqtar në Tiranë, i cili kishte vendosur një masë sigurie në favor të pronarëve të një godine të konfiskuar. Madje, ai e etiketoi gjyqtarin Hazbi Balliu si të pacipë, pasi prona që ishte e destinuar për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës u bllokua me vendim gjykate.

Gjyqtari iu kundërpërgjigj, duke i kërkuar barrën e provës Ramës, se përse e etiketoi si të pacipë. Por, kryeministri e kishte “inatin” me vendime tepër të dyshimta të gjyqësorit, që kishin penguar konfiskimin e pasurisë, pavarësisht se në vitin 2022, KKT mori vendimin për t’a sekuestruar.

Në datën 19 tetor 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit mori disa vendime për transferimin në favor të shtetit të disa kateve në disa pallate që kishin ndërtuar pa leje. Ndërkohë, në pikën 4 të atij vendimi, KKT-ja e kryesuar nga Edi Rama vendosi “për konfiskimin për interes publik të objektit ‘hotel 5 dhe 6 kat, me 2 kat nëntokë’, me vendndodhje në rrugën ‘Qamil Guranjaku’, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë ‘RT MAX’ sh.p.k” thuhet në atë dokument.

VoxNews ka mësuar se, pas këtij vendimi ka filluar një luftë mes pronarëve të ndërtesës dhe vetë shtetit. Pjesa më e madhe e kateve pa leje apo edhe godinave që u sekuestruan në atë kohë iu kaluan ndërtuesve, të cilët kishin të drejtën “e parablerjes”.

Por, këtë veprim nuk e përfituan pronarët e firmës “RT MAX”, pavarësisht se depozituan edhe një vlerë në Ministrinë e Financave. Në muajin qershor 2025, Agjencia e Pasurive të Konfiskuara vendosi që të ndryshojë destinacionin e godinës dhe t’a bënte zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Pas këtij vendimi, firma RT MAX u ankua në gjykatë ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara dhe kërkoi një sigurim padie Çështjen e gjykoi gjyqtari Hazbi Balliu, i cili e pranoi deri se çështja të shqyrtohej në themel.

Në gjithë këtë “luftë”, madje edhe mediatike, kryeministri Edi Rama ka vijuar që të sfidojë këdo, madje edhe vetë gjyqtarin Hazbi Balliu. Në datën 23 korrik 2025, KKT-ja e drejtuar prej tij ka vendosur në të njëjtën ditë një leje zhvillimi dhe një leje ndërtimi.

Fillimisht u publikua leja e zhvillimit, e cila përcakton se bëhet fjalë për objektin e konfiskuar “Hotel 1 dhe 6 kate, me 2 kat nëntokë, në funksion të zyrave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, me zhvillues Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në dokumente shoqëruese shkruhet se leja e zhvillimit vjen pas vendimit numër 6 të datës 18 qershor 2025 të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. “Objekti i konfiskuar ndodhet në rrugën ‘Qamil Guranjaku’ Bashkia Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi mbi tokë prej 1562 m². Pozicionuar pranë Institutit të Higjienës. Kufizohet në anën veriore nga një objekt banimi me lartësi 1 kat, në jug me rrugën, në lindje nga një objekt banimi me lartësi 5 kat, në perëndim nga një objekt banimi me lartësi 1 kat” thuhet në këtë dokument.

Në të njëjtën ditë me vendimin për lejen e zhvillimit, KKT-ja publikoi edhe lejen e ndërtimit. Të njëjtët personazhe dhe ministra, të cilët dhanë lejen e ndërtimit pas ndryshimit të destinacionit të godinës, që tashmë do të përdoret nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, KKT-ja miratoi me kusht lejen e ndërtimit për objektin e konfiskuar.

“Pas miratimit të lejes përkatëse, Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të lëshojë certifikatën përdorimit, në përputhje me këtë vendim dhe planvendosjen bashkëlidhur. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të kryejë regjistrimin e këtij vendimi, së bashku me Certifikatën e Përdorimi”, thuhet në këtë vendim.

“Sfida” e kryeministrit tashmë është e hapur. Pas sulmeve publike, ai ka vepruar edhe me dokumente. Nëse gjyqtari Balliu reagoi herën e parë, po tani që ka dalë leja e zhvillimit dhe ndërtimit, do të guxojë të marrë ndonjë vendim?!

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci: Plan për armë amerikane dhe bashkëpunim ushtarak
Artikulli tjetër Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.