KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kur feja përdoret për fushatë! Bashkia e Malësisë së Madhe bën tender për iftar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kur feja përdoret për fushatë! Bashkia e Malësisë së Madhe bën tender për iftar
AktualeAnalizeKorrupsionKryesorePolitike

Kur feja përdoret për fushatë! Bashkia e Malësisë së Madhe bën tender për iftar

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2025 10:43 am
223 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, katoliku Tonin Marinaj, ka urdhëruar bërjen e një tenderi për shtrim iftari.

Një përdorim i fesë në politikë, më saktë në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Skema e përdorur rëndom në gjithë Shqipërinë duket se ka gjetur zbatim në Malësinë e Madhe, shumica e banorëve të së cilës janë të fesë katolike.

Marinaj synon që të marrë vota edhe nga myslimanët, duke u munduar që të shtrojë iftare. Por, jo me paratë e bashkisë! Përse nuk i shtron iftarët Marinaj me paratë e veta?

Ai është një biznesmen dhe ka pasur në pronësi lokale dhe restorante. Duke e ditur mjaft mirë rëndësinë e drekave-darkave, Marinaj do që t’u mbushë mendjen njerëzve për zgjedhje dhe votime.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ditët e fundit Bashkia e Malësisë së Madhe hapi procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, me objekt “Shërbim katering për një darkë iftari”. Tenderi do të bëhet në datë 19 mars në orën 13.30.

“Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna. Shërbim katering për një darkë iftari për 136 persona”– thuhet në dokumente.

Bashkia e Malësisë së Madhe e ka me ngut këtë procedurë, pasi thotë se nëse nuk paraqitet i pari, do të ftohë të dytin.

“Operatori ekonomik i renditur i pari, duhet të paraqitet pranë autoritetit kontraktor brenda ditës së nesërme të punës, nga marrja e njoftimit të klasifikimit, përndryshe fitues do të shpallet ofertuesi vijues në klasifikimin përfundimtar”– thotë bashkia.

Më tej sqaron se lokali që do të dalë fitues merr përsipër që ushqimet të jenë të freskëta e të kontrolluara dhe pijet të jenë brenda afatit të skadencës.

“Ushqimi për çdo person do të jetë: Petulla me mjaltë dhe djathë, sallatë mikse, supë me mish viçi, pilaf me mish viçi (300 gr mish viç për person), kos, ëmbëlsirë të ndryshme si kasatë ose hallmë ose trileçe.

Në çmim përfshihen nga tre pije joalkoolike për çdo person të ftuar për iftar” thuhet në dokumente.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korruptonin eurodeputetët, në pranga 5 persona në Belgjikë
Artikulli tjetër Pas Portit të Durrësit, Alabbar “rrëmben” të gjitha plazhet e Ulqinit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.