KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: Një triumf i Rusisë, në Ukrainë, do të kërcënonte paqen në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kurti: Një triumf i Rusisë, në Ukrainë, do të kërcënonte paqen në Ballkan
KomentPolitikeRajoni

Kurti: Një triumf i Rusisë, në Ukrainë, do të kërcënonte paqen në Ballkan

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 7:20 pm
133 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022.

Kurti argumentoi se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo vetëm Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi “dhe ndoshta edhe Maqedonia e Veriut” do të rrezikoheshin nga, siç tha ai, ambiciet ekspansioniste serbe.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta, teksa dialogu për normalizimin e raporteve – që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian – ka dështuar që të shënojë përparim, veçmas që nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë, duke vrarë një rreshter të Kosovës. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

“Këto 25 vjetët e këtij shekulli, ky çerekshekulli ka pasur nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti.

I pyetur se çfarë do të nënkuptonte për Kosovën dhe Ballkanin nëse Rusia do të triumfonte në Ukrainë, Kurti tha se “me Serbinë, që është hegjemoni rajonale dhe bashkëpunëtore e Rusisë, këto 25 vjet paqe, liri dhe demokraci në Ballkan, të paprecedentë në historinë tonë, sërish janë në rrezik”.

“Presidenti despotik rus, [Vladimir Putin], do të inkurajohej për të vazhduar më tej me përpjekjet e tij për destabilizim, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë. Unë vërtetë nuk dua të besoj që, në teori, ai mund të fitojë. Por, vetëm ideja që ai mendon se mund ta fitojë luftën, është mjaftueshëm problematike”.

Edhe në të kaluar, Kurti, por edhe udhëheqës të tjerë shtetërorë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë Serbinë, për të rritur tensionet në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Serbia dhe Rusia kanë raporte të mira dhe Beogradi është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar së fundi se Serbia nuk është “shërbëtore as e Rusisë, as e Shteteve të Bashkuara”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BBC anulon intervistën me Boris Johnson
Artikulli tjetër Stuhia e fortë përmbyt Bosnjen, raportohen disa viktima

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.