KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 10:56 am
44 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Endri Xhafo

 

Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që “qahej” në një konferencë për shtyp se nuk po u pranojnë kërkesën për një gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. E kundërta do të kishte qenë logjike, kundërshtimi nga pala e pandehur e një gjyqi publik.

Pse? Sepse detajet që mund të dalin në një seancë publike me transmetim direkt të çdo debati, prove dhe seancash pyetje-përgjigje, mendohet të dëmtojnë më shumë palën e paditur.

Aq më shumë kur i pandehuri është një figurë publike, kryetar formalisht në detyrë i Bashkisë së Tiranës.

Por mesa duket Veliaj i ka bërë llogaritë me veten për këtë dhe po këmbëngul fort që sinjali i seancës të emetohet “live” dhe pastaj televizionet janë të lira ta transmetojnë ose jo.

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për “pooo” me të dyja duart!

Duke e vënë veten nën lëkurën e prokurorëve të SPAK-ut, unë tani do të isha duke i fërkuar duart!

Prokurorët e SPAK-ut, kur fillojnë një hetim penal, betejën e parë nuk kanë e kanë me të pandehurin në gjykatë, por me marrëdhëniet publike, pra fitimin e simpatisë së publikut të gjerë ndaj kauzës së tyre.

Dhe për këtë ata rrjedhin në media detaje të dosjeve, që mbajnë gjallë debate dhe emisione të tëra nga mëngjesi në darkë. Ndaj a ka moment më të mirë për ta vazhduar këtë betejë PR-i pikërisht edhe në sallën e gjyqit?

Vijmë te publiku i gjerë. Ne, publiku, pikërisht sepse akuzat i kemi dëgjuar të na përcillen nga të tretë, gazetarë të kronikës që kanë elementë të dosjes, njoftime zyrtare të SPAK-ut në formë deklaratash shtypi të përcjella nga mediat, akuza avokatësh mbrojtës, deklarata publike të Veliajt në FB, ne, publiku, meritojmë ta shohim këtë njeri të përballet me akuzat që i bëhen.

Ne kemi të drejtë të shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptarët. Ndaj, duke qenë pala e fundit logjikisht e interesuar për një seancë publike, na lind e drejta të pyesim: Ore, po ku qëndron problemi këtu?

Sigurisht, një seancë publike kërkon solemnitet. Çdo seancë e kërkon, por ato publiket, më shumë. Prokurorët nuk mund t’i drejtohen të akuzuarit me etiketime si “gënjeshtar patologjik”, “ndyrësirë”, apo “shumë i pisët”, pa rrezikuar të humbasin simpatinë e publikut të gjerë.

Specifikisht prokurori Olsi Dado mund të përballet edhe me akuzën e të pandehurit Veliaj se ai është bërë prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter në Durrës, pra pa qenë magjistrat siç e kërkonte ligji, edhe pse ky fakt, nëse do të evidentohej nga Veliaj, mund të ishte pa lidhje me seancën.

Treshja e gjyqtarëve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do të duhet të demonstrojnë paanshmëri duke qenë mbi palët, dhe jo të duken sikur janë shokë e kolegë me prokurorët, aq sa të vërtetojnë atë që thoshte dikur Dumani në KLP, se “afërmendsh, gjykata vendos çfarë duam ne”.

Vetë Veliaj do të duhet të jetë më i kujdesshëm për të mos rënë në patetizma të tipit “unë fëmija jetim, fëmijët e të cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vetëm ishte që punova me mish e me shpirt për këtë qytet”. Ky është pak ushtrim i vështirë për Veliajn, por që ai, gjithsesi, në Gjykatë Kushtetuese ia doli. Mos vallë pikërisht pse doli me dinjitet nga seanca në Gjykatë Kushtetuese, prokurorët po e refuzojnë kërkesën e tij për seancë publike edhe në penale?

Mos vallë Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë frikë pikërisht nga elokuenca e Erion Veliajt? Në fakt, njësoj si një debat nuk fitohet nga ai që e ngre zërin më shumë, ashtu edhe një proces gjyqësor nuk fitohet, – nuk duhet të fitohet, – nga ai që është më elokuent, por nga ai që ka provat më të forta.

Zyrtarisht prokurorët po thonë se në procese penale ku ka dëshmitarë, transmetimi “live” mund të ndikojë në dëshmitë e tyre ose t’i shqetësojë ata. Dhe Dumani ka sjellë si shembull vende të rajonit ku kjo praktikë nuk ekziston.

Në fakt në Shqipëri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seancën publike. Ndaj në këtë pikë standardi i Shqipërisë, për fat të mirë, është më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut apo kujtdo vendi tjetër të rajonit.

Ndaj jepjani Veliajt seancën publike dhe vëreni me shpatulla pas murit… me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t’i tregoni publikut edhe sa mirë e keni bërë punën tuaj.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Artikulli tjetër A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
Ministri i Mjedisit justifikon punimet në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.