KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi maqedon miraton ndryshime ligjore, tregtarët duhet t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kuvendi maqedon miraton ndryshime ligjore, tregtarët duhet t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe
AnalizeEkonomiPolitikeRajoniZhvillim

Kuvendi maqedon miraton ndryshime ligjore, tregtarët duhet t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2025 9:50 am
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas vendimit për kufizimin e marzhit së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, duke vendosur detyrimin për tregtarët me pakicë që të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit.

Ligji kërkon që tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, në mënyrë të qartë dhe të lexueshme, duke u mundësuar konsumatorëve krahasim më të lehtë me çmimet paraprake, si dhe me përditësime ditore për çdo ndryshim.

“Tregtarët e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël që kryejnë tregti me pakicë, me shifrën 47 në përputhje me Klasifikimin Kombëtar të Veprimtarive, janë të detyruar të publikojnë në ueb-faqet e tyre, veçmas për çdo objekt të shitjes, çmimin aktual të shitjes, pra çmimin për njësi në momentin e publikimit të çdo produkti që ofrojnë për shitje”, thuhet në ligj.

Ligji do të zbatohet për marketet e mëdha zinxhirë, ndërsa mikrotregtarët dhe tregtarët individualë janë të përjashtuar nga ky detyrim.

“Si shumicë qeverisëse do të imponojmë detyrimin që të gjithë tregtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të krijojnë një faqe interneti ku do të shënojnë çmimet e produkteve për secilën prej dyqaneve të tyre në baza ditore, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të ndëshkojë nëse nuk e bëjnë këtë”, deklaroi Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit dhe një nga propozuesit e ligjit.

Qeveria maqedonase argumenton se kjo masë do të forcojë konkurrencën dhe mund të ndikojë në uljen e çmimeve, sidomos në sektorin e produkteve ushqimore.

Ndryshimet ligjore parashikojnë gjoba për tregtarët që do të veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat për kompetencat e inspektorëve shtetërorë të tregut.

Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka nisur procedurë kundërvajtëse ndaj katër rrjeteve të mëdha të marketeve dhe një ode ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, duke i akuzuar për bashkërendim të çmimeve dhe bojkot ndaj furnitorëve me çmime të reja. Nëse shkelja konfirmohet, katër supermarketet mund të përballen me gjoba deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, bazuar në nenin 59 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Ndryshe, nga 20 shkurti, mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë duhet të shiten me çmime më të ulëta, pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit dhe ngrirjen e çmimeve.

Sipas vendimit, për tetë produkte bazë, përfshirë bukën, miellin, vajin, vezët, marzha nuk duhet të kalojë mbi 5 për qind. Për 55 produkte të tjera, si mishi dhe produktet e konservuara, kufiri është 10 për qind, ndërsa për 39 produkte të tjera si fruta, perime dhe artikuj higjienikë, marzha lejohet deri në 15 për qind.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të rinjtë në Ballkan përdorin më shumë kanabisin
Artikulli tjetër Kremlini ngre dyshime lidhur me deklaratën e Trumpit për paqeruajtësit evropianë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.