KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi miratoi me mirëkuptim lehtësirat për votimin nga jashtë, në Kodin Zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi miratoi me mirëkuptim lehtësirat për votimin nga jashtë, në Kodin Zgjedhor
AktualeKryesorePolitikeSociale

Kuvendi miratoi me mirëkuptim lehtësirat për votimin nga jashtë, në Kodin Zgjedhor

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 9:03 am
104 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kuvendi miratoi mbrëmë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e diasporës dhe shqiptarëve nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Paketa e ndryshimeve ligjore u votua në mbrëmje me 111 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, pas një mirëkuptimi mes dy forcave më të mëdha politike, dhe hyn në fuqi menjëherë. Ndryshimet ligjore sigurojnë mbulimin e gjithë shpenzimeve postare për çdo fletë votimi nga jashtë vendit, si dhe numërimin e tyre nga një komision dypartiak.

Kuvendi shqyrtoi përsëri sot dhe miratoi në seancë plenare një paketë ndryshimesh ligjore të dakordësuar mes forcave kryesore politike në Kodin Zgjedhor, të cilat e lehtësojnë më tej votimin e shqiptarëve nga jashtë vendit prej nga ata jetojnë.

Këto ndryshime ulin në zero pagesat nga qytetarët dhe sigurojnë një mbulim të plotë sa u takon shpenzimeve postare për votat nga jashtë.

Një tjetër ndryshim ligjor siguron numërimin e votave që do të kthehen nga posta prej një komisioni të balancuar dypartiak.

Po ashtu mirëkuptimi është arritur edhe për sa i takon shkurtimit të afateve për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve në garë, në mënyrë që të fitohen ditë për prodhimin e fletëve të votimit, që do të nisen me postë jashtë vendit dhe të kthehen në kohë pranë KQZ-së.

“I bëj thirrje në emër të grupit KQZ-së të bëë çmos që të mos cënohet integriteti i këtij procesi, i cili ka marrë shumë energji nga të dy palët politike, sepse shqiptarët e meritojnë. Për herë të parë në histori po bëhet e mundur vota e diasporës nga ku ata jetojnë. Shqipërisë i duhet kontributi i diasporës në zgjedhje, pasi është një e drejtë, që i përket njëlloj shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në diasporë”, tha drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Disa ndryshime i ka propozuar një grup ligjvënësish nga Partia Socialiste. Kostot e postës për nisjen dhe kthimin e fletëve të votimit mbulohen nga KQZ-ja, e cila bashkë me fletën e votimit për çdo shqiptar të regjistruar nga jashtë vendit do të postojë edhe zarfin e kthimit të saj në vend.

Shpenzimet për votuesit janë zeruar, sado që të jetë numri i tyre. Një komision me katër anëtarë, dy nga shumica dhe nga dy nga opozita.

Ndërsa opozita propozoi një ndryshim ligjor, që të njihen si dokumenta identifikimi shqiptare brenda afatit të vlefshmërisë dhe pavarësisht afatit të vlefshmërisë.

Një grup deputetësh të PD-së propozuan që të njihen si dokumenta identifikimi edhe pasaporta të lëshuara nga SHBA-ja, BE-ja dhe vende të tjera, por kjo mbetet e vetmja pikë, që shumica soialiste nuk ia ka pranuar opozitës si ndryshim në Kodin Zgjedhor, ndërsa për pikat e tjera u gjet mirëkuptimi midis palëve. Opozita shprehu edhe shqetësimin për presione ndaj votës së diasporës.

“Pak ditë më parë nga Miçigani një shqiptar në bëri me dije se i kishin sjellë foto të motrës mësuese në Tiranë pse kanë ardhur në takimet e opozitës. Dikush tjetër tha se e kishte mjekt e infermier, e njëjta gjë kish ndodhur edhe me punonjës të shëndetësisë. Unë shpresoja që këto marifetet që socialistët i bëjnë në Tiranë nuk do të kishin guximin t’i bënit edhe jashtë Shqipërisë, që i keni detyruar të largohen dhe tani u kërkoni edhe votën. Besoj shumë te integriteti dhe te vota e diasporës”, tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.

Për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor kishte shprehur shqetësim edhe KQZ-së, si për kostot dhe afatet, ashtu edhe për ankesat në gjykatë nga diaspora deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë tashmë vetëm tre muaj larg dhe dy partitë kryesore kanë ndisur një fushatë takimesh me diasporën shqiptare në shumë shtete të tjerë

Diaspora përbën jozyrtarisht afro një të tretën e regjistrit të zgjedhësve, i cili përmban rreth 3.7 milionë votues. Gjatë këtyre viteve nuk u krye reforma zgjedhore e propozuar nga OSBE/ODIHR-it, ekspertët dhe vëzhguesit e të cilës kanë ngritur disa shqetësime mbi zgjedhjet shqiptare si menaxhimi i zgjedhjeve nga komisionerë partiakë, përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore, kërcënime dhe presione ndaj votuesve, bashkë me dyshimet për blerje votash.

 

Marrë nga VOA (Zëri i  Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rasti Veliaj-Xoxa: Si të vjedhësh 1.1 milion euro nga skena kulturore shqiptare
Artikulli tjetër Scholz: Duhet të ketë unitet mes Europës dhe SHBA-ve mbi sigurinë e Ukrainës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.