KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit
AnalizeFokusKorrupsionKryesorePolitikeZhvillim

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2025 7:43 pm
232 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Institucionet dhe zyrtarët shtetërorë janë vënë në “garë” se kush i bën më keq tenderat ose kush vjedh dhe shpërdorin më shumë. Dyshime për paracaktime, mashtrime, falsifikime dokumentesh, duke shpërdoruar dhjetëra miliona euro. Por, pavarësisht se disa zyrtarë janë vënë nën akuzë, madje edhe zv.kryeministra, ministra, kryetar bashkie, apo drejtor të mëdhenj, sërish ka abuzime dhe shkelje të ligjit.

Por kur edhe tempulli i demokracisë, Kuvendi, mos të dijë të bërë tendera, si i bëhet? Normalisht, që sistemi është “qelbur nga koka”, pasi mjafton të dëgjosh gjuhën apo cilësinë e përfaqësimit, injorancën e disave, të jemi këtu ku jemi, pa asnjë perspektive dhe me abuzime të frikshme.

Dhe ç’të presësh nga një legjislaturë, ajo që kaloi apo kjo që është zgjedhur së fundmi, që të bëjë ligje të mira, kur vetë Kuvendi kapet me shkelje në bërjen e tenderave. Natyrisht, deputetët nuk përgatisin dokumente për tënderat, nuk zgjedhin firmën fituese apo nuk lidhin kontratë, por ata janë pikërisht hartuesit e ligjeve që rregullojnë bërjen e procedurave.

Normalisht, të parët që duhet t’a zbatojnë ligjin, janë punonjësit e Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim që të tjerët të mos vjedhin.

“Autoriteti kontraktor (Kuvendi) nuk ka vepruar në përputhje me nenin 78 të vendimit të Këshillit të Ministrave ‘për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, i ndryshuar, lidhur me argumentimin e specifikimeve teknike, në procedurat e prokurimit objekt hetimi administrativ”, thotë Agjencia e Prokurimit Publik.

Një shkelje e rëndë, pavarësisht se APP-ja e ka thjeshtuar, duke cituar ligje dhe VKM-ra. Ajo shkruan në dokument se punonjësit e Kuvendit nuk kanë bërë në rregull dokumentet e tenderit, ose më saktë, ia kanë përshtatur një firme, që më vonë doli edhe fituese. Këtu kemi të bëjmë me një paracaktim fituesi, një vepër e rëndë penale, që normalisht që meriton edhe një hetim penal, krahas atij administrativ.

Shkelja e dytë është se Kuvendi, thotë APP-ja, nuk ka vepruar në bazë të ligjit, edhe për hartimin dhe argumentimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, në të paktën 2 tendera. Pra, kanë përjashtuar firma vetëm nëpërmjet dokumenteve, sërish një vepër penale.

Në fund, APP-ja shkruan se vendosi t’i propozojë titullarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, marrjen e masës disiplinore ndaj 5 personave, të evidentuar përgjegjës për mangësi të konstatuara në vendim.

Burime nga APP-ja i thanë VoxNews se shkeljet e gjetura janë në kohën që Kuvendi drejtohej nga zonja Elisa Spiropali, tashmë Ministre e Jashtme. Punonjësit janë ende në detyrë, teksa tashmë Peleshi duhet të marrë një vendim, nëse do të marrë ndonjë masë apo do t’i kallëzojë në SPAK apo në Prokurorinë e Tiranës.

Tashmë “topi” është në anën e Peleshit, i cili duket se ka një “luftë” të hapur me Spiropalin, pas publikimit edhe të listës së gjatë të këshilltarëve me paga marramendëse.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 6 vite pas tërmetit, rindërtimi në Durrës ende i papërfunduar
Artikulli tjetër 1 milion € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare’ e Sante Plus

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.