KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi zvarrit, drejt djegies, afatet për mandatin e Vullnet Sinajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kryesore > Kuvendi zvarrit, drejt djegies, afatet për mandatin e Vullnet Sinajt
KryesorePolitike

Kuvendi zvarrit, drejt djegies, afatet për mandatin e Vullnet Sinajt

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 12:02 pm
92 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Mandati i deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i akuzuar nga opozita se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nëpërmjet biznesit të tij, rrezikon t’i shpëtojë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese si pasojë e zvarritjes së procedurave në Kuvend.

Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.

Mocioni i papajtueshmërisë i firmosur nga deputetë të opozitës u shqyrtua në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores në datë 20 nëntor dhe prej afro 2 muajsh, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk ka thirrur një mbledhje tjetër të këtij këshilli për të vijuar me procedurat.

Opozita e akuzon Spiropalin se po e zvarrit me qëllim këtë procedurë me synimin për të djegur afatet ligjore për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese.

“Procedura në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores po bllokohet nga Kryetarja e Kuvendit. Me gjasa, ky bllokim po bëhet për të djegur afatet e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese që është deri në 10 Mars 2025,” i tha BIRN-it të mërkurën nëpërmjet një zëdhënesi, Gazmendt Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Me anë të një shkrese zyrtare, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Spiropalit në datë 13 dhjetor që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar raportet e relatorëve dhe përfshirjen e tyre për votim në seancën plenare të radhës.

Bardhi thotë se i ka parashtruar edhe një tjetër kërkesë për këtë çështje në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve të datës 23 dhjetor, por nuk ka marrë përgjigje.

E pyetur nga BIRN se pse nuk kanë vijuar procedurat për mandatin e Sinajt dhe nëse kjo zvarritje rrezikon të djegë afatet kushtetuese, Spiropali nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Një zëdhënëse e kryetares së Kuvendit tha se “nesër (të enjten) do të njoftohet zyrtarisht për vijimin e procedurave”.

Zvarritja e procedurave është një mekanizëm i përdorur nga mazhoranca edhe në rastin e deputetes Olta Xhaçka, duke shkuar deri në përplasje me Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të mandatit të saj.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mandateve, anëtarët socialistë kërkuan që të pritet opinioni i Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”, për çështjen “Xhaçka” para se të shkohej për votim në seancë për mocionin ndaj Sinajt.

Opozita pretendon se çështja e Sinajt paraqet një rast të pastër të konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët nga gjykata.Provat e sjella në mocion janë disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë.

Vetë Sinaj nuk i pranoi akuzat, ndërsa avokatja e tij i cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

Ky është mocioni i dytë ndaj një deputeti socialist brenda kësaj legjislature, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategjik” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.

Në rastin e Xhaçkës, socialistët e mbrojtën me forcë mosdërgimin e mandatit të saj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur dhe dy vendime të saj, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Në fillim të dhjetorit Komisioni i Venecias i dha të drejtë Gjykatës Kushtetuese duke i cilësuar vendimet e saj të detyrueshme për Kuvendin, por socialistët e lexuan opinionin sipas interesit të tyre, duke u fokusuar tek një përkufizim për lirinë e deputetit për të votuar

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 100 milion euro investim për impiantin e trajtimit të ujit, që nuk ekziston
Artikulli tjetër Ulja1 lekë e energjisë elektrike, Rama – Balluku vazhdojnë të tallen me familjet shqiptare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje
Aktuale Analize Bota Sociale 29 Prill, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.