KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lëvizja Vetëvendosje, e para në zgjedhjet e së dielës në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Lëvizja Vetëvendosje, e para në zgjedhjet e së dielës në Kosovë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Lëvizja Vetëvendosje, e para në zgjedhjet e së dielës në Kosovë

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 9:05 am
145 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por duket se duhet të negociojë një koalicion me partitë e tjera për të formuar qeverinë e re.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili pohoi se është përballu me probleme teknike gjatë numërimit, kur janë përpunuar mbi 70 për qind të votave, lëvizja Vetëvendosje e Kryeministrit Albin Kurtit fitoi 41.99 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.68 për qind, Lidhja Demokratike me 17.9 për qind dhe koalicioni i mbledhur rreth Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 7.56 për qind.

Ndonëse pritej që rezultatet paraprake të publikoheshin të dielën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi u zgjat dhe përpunimi i të dhënave po kryet manualisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pret që KQZ-ja ta përfundojë me sukses numërimin e votave.

“Pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Rezultati i deritashëm shënon një rënie nga më shumë se 50 për qind sa fitoi partia e Kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021.

“Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme”, tha zoti Kurti të dielën vonë. “Falënderoj të gjithë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të koalicionit tonë fitues me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa. Pra jemi të parët dhe ky është një konfirmim për qeverisjen tonë të mirë e të mbarë, demokratike e progresiste. Koalicioni ynë fitues do ta formojë qeverinë e re pra Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë edhe ato punët që i kemi nisur por edhe shumë të tjera të reja”, theksoi ai.

Mbështetësit e partisë së tij kremtuan fitoren në Prishtinë dhe disa qytete tjera të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij priste rezultat më të mirë në zgjedhje në të cilat tha ai, doli me 18.14 për qind. Ai pret që rezultati të rritet me numërimin e votave nga diaspora.

“LDK-ja pret t’i fitojë rreth 190 mijë vota nga ky proces zgjedhor. Duhet të jetë diku rreth 20 për qind. Është një rezultat që e respektojmë dhe përgjegjësinë për këtë rezultat e marr unë”, tha zoti Abdixhiku në një konferencë për shtypin.

Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, e cilësoi “sukses të pamohueshëm” rezultatin e PDK-së si forca e dytë më e madhe në vend.

“Jemi në situatë të pazakontë, ku ne si parti duhet t’i kallzojmë votat, dhe jo KQZ-ja. PDK-ja ka arritur rezultat të madh, është konfirmuar si forca e dytë më e madhe në vend me mbi 200 mijë vota”, tha ai.

Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, garuan për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Mijëra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve mbi 100 të dërguar nga Bashkimi Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ndoqën procesin në mbi 940 qendra votimi që qëndruan të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00. Zgjedhjet u tha se u zhvilluan pa ndonjë incident përmasash që mund të dëmtonte procesin.

Mbi 40 për qind e rreth dy milion votuesve të regjistruar hodhën votën e tyre në këto zgjedhje që pasuan një fushatë të rreptë të partive politike, të cilat për një muaj me radhë u zotuan për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e sotme, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, u panë si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe u vu në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri. Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komuniteteve tjera pakicë. Rreth 100 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote patën mundësinë të zgjedhin mes gashtë partive politike nga radhët e këtij komuniteti.

Analistët serbë thanë se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

Protesta qytetare në Tiranë/ AP: “Lëvizja më e gjerë antiqeveritare, që kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”

‘PISA 2025’/ Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

Debate për shkrirjen e bashkisë/ Rama përplaset me banorët e Poliçanit dhe kryebashkiakun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump heq licensat e sigurisë së Antony Blinken, Letitia James dhe Alvin Bragg
Artikulli tjetër Trump: Kontrolli financiar nga Elon Musk do të zbulojë abuzime në Pentagon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon
Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Shtator, 2026
Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis
Analize Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.