KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligjet antiprotestë: më shumë kontroll mbi protestuesit, asnjë llogari për policinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligjet antiprotestë: më shumë kontroll mbi protestuesit, asnjë llogari për policinë
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Ligjet antiprotestë: më shumë kontroll mbi protestuesit, asnjë llogari për policinë

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 10:49 am
18 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Në dy javët e fundit, protestat e Revolucionit Flamingo që nisën më 31 maj u shndërruan në përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë.

Ato nxorën në pah një konflikt më të thellë. Nga njëra anë janë qytetarët, sidomos të rinjtë dhe studentët, që kërkojnë llogaridhënie dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër është një pushtet që, përballë kësaj pakënaqësie të shprehur për 152 ditë në rrugë, po zgjeron mekanizmat e kontrollit mbi të drejtën për të protestuar.

Protestat studentore u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme, me dëmtime të pronës publike dhe private, gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Pas tyre, qeveria miratoi më 28 tetor një paketë masash që ndryshon mënyrën si pushteti mund të ndërhyjë ndaj tubimeve dhe ndaj personave të identifikuar si të përfshirë në akte dhune.

Paketa përbëhet nga një akt normativ që ndryshon ligjin nr. 8773/2001 “Për tubimet” dhe nga një vendim i Këshillit të Ministrave që krijon një regjistër të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për dhunë gjatë manifestimeve publike.

Dëmtimi i pronës dhe dhuna gjatë protestave nuk mund të relativizohen. Por as dhuna e ushtruar nga policia nuk mund të trajtohet si çështje dytësore, e ndarë nga përgjegjësia për ruajtjen e rendit publik.

Kjo paketë synon të krijojë mekanizma të rinj për të identifikuar, kufizuar dhe ndëshkuar protestuesit. Por mbyll sytë para përgjegjësisë për përdorimin e forcës nga policia.

Nga gjobat te kufizimi i lëvizjes

Ndryshimet në ligjin për tubimet e zgjerojnë hapësirën e ndërhyrjes së policisë në disa drejtime. Drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, me miratimin e prefektit, mund të ndalojnë ose kufizojnë tubimet deri në 72 orë brenda një perimetri rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore. Mjafton që të vlerësojnë se ka një “rrezik real, serioz e të afërt” për dhunë ose dëmtime të pronës.

Sipas ndryshimeve të reja, policia mund të urdhërojë gjithashtu largimin e një personi nga një “zonë e mbrojtur” deri në 48 orë, nëse sjellja e tij përfshin kërcënime, dhunë ose dëmtim prone.

Akti normativ i dhjetëfishon gjobat. Për personat që nuk binden ndaj urdhrit të shpërndarjes me identitet të fshehur, gjoba shkon deri në 500 000 lekë. Pjesëmarrja në një tubim të ndaluar dhe mosbindja ndaj urdhrit të policisë për ndërprerjen e tubimit dënohen me gjobë nga 10 000 deri në 100 000 lekë. Në disa raste, mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarjen e protestës dënohet me 20 000 deri në 200 000 lekë.

Në letër, këto masa synojnë të parandalojnë dhunën dhe të mbrojnë qytetarët dhe pronën. Por efektet e tyre varen jo vetëm nga ajo që deklarohet, por edhe nga mënyra si do të zbatohen.

Liria e tubimit është një e drejtë themelore që rrjedh nga Kushtetuta. Mënyra si policia do t’u përgjigjet protestuesve me rregullat e reja ngre pikëpyetje për proporcionalitetin e mjeteve për të parandaluar dhunën. Akti normativ thotë se vendimi për kufizimin e tubimit mund të ankimohet në gjykatën administrative, por ankimi nuk e pezullon kufizimin. Gjykata duhet të vendosë brenda 48 orëve. Deri atëherë, kufizimi mund të ketë prodhuar tashmë efektet e veta mbi të drejtën për të protestuar.

Akti normativ sjell edhe konceptin e “zonave të mbrojtura”, që shkon përtej institucioneve publike. Këtu përfshihen stacionet dhe terminalet e transportit, portet, aeroportet, perimetri i institucioneve arsimore, shëndetësore dhe i objekteve të trashëgimisë kulturore. Përfshihen edhe zona të tjera që i cakton këshilli bashkiak me vendim, kur aty janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

Një regjistër policor me pasoja përtej protestës

Ndryshimet në ligjin për tubimet nuk janë masat e vetme të Këshillit të Ministrave. Bashkë me gjobat dhe kufizimet vjen edhe një regjistër i posaçëm elektronik. Aty mblidhen dhe përpunohen të dhënat e personave që policia i ka referuar në prokurori për veprime të dhunshme gjatë protestave.

Sipas vendimit, regjistrin e administron Policia e Shtetit dhe ai përmban të dhëna identifikuese. Megjithatë, pjesa më problematike janë pasojat që sjell regjistri.

Policia Kufitare mund t’ia refuzojë daljen nga Shqipëria një personi, kur verifikimi tregon se ai ka marrë pjesë në veprime të dhunshme gjatë protestave. Mund ta bëjë këtë edhe kur ndaj tij nuk është vendosur asnjë masë sigurimi që i ndalon largimin jashtë shtetit.

Edhe nëse e lejojnë të dalë, autoritetet kufitare njoftojnë autoritetet e vendit ku ai udhëton se ai është referuar në prokurori për dhunë në protesta.

Vendimi shkon edhe më tej. Policia njofton edhe subjektet private që ofrojnë akomodim për personat në regjistër.

Për shembull, ke marrë pjesë në një protestë në Tiranë që përshkallëzohet në dhunë. Kamerat e policisë të kapin në turmë dhe policia të referon në prokurori. Mund të kesh hedhur gurë, ose policia mund të ketë gabuar. Të nesërmen duhet të udhëtosh për në Itali. Në kufi mund të të ndalojnë, edhe pa vendim gjykate. Nëse të lejojnë të kalosh, autoritetet italiane marrin njoftim se je referuar për dhunë në protestë. Ndërkohë, policia u njofton emrin tënd edhe strukturave akomoduese private, edhe pse qëndrimi yt atje nuk ka asnjë lidhje me të drejtën tënde themelore për të protestuar.

Sipas vendimit, të dhënat e mbledhura nga policia rishikohen brenda 30 ditëve nga regjistrimi. Ato fshihen nëse prokuroria njofton se nuk fillon procedim penal ose se e pushon çështjen.

Por nuk është e qartë si do të vlerësohen këto të dhëna, kush do ta verifikojë saktësinë e tyre dhe çfarë mundësie ka qytetari t’i kundërshtojë këto “fakte” para se të përdoren për t’i kufizuar të drejtat.

Kush kontrollon dhunën e atyre që kontrollojnë protestat?

Në javët e fundit, me rigjallërimin e protestave pas hyrjes në skenë të studentëve, përplasjet në rrugët e Tiranës janë shoqëruar me qindra arrestime, me protestues dhe policë të lënduar dhe me denoncime të vazhdueshme për përdorim joproporcional të forcës nga policia.

Mediat kanë dokumentuar në terren raste të përsëritura dhune nga policia. Mes të prekurve ka pasur edhe shumë të mitur.

Në aktin normativ dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave pamë kufizimin e protestave përmes gjobave të shumëfishuara dhe ndjekjen e qytetarëve protestues edhe pasi protesta mbaron. Por pas gjithë këtyre javëve protestash dhe thirrjesh për llogaridhënie e transparencë, nuk pati asnjë reflektim për dhunën e ushtruar nga policia, të cilët përkundrazi, u shpërblyen.

Nëse shteti krijon mekanizma të posaçëm për të identifikuar protestuesit e dyshuar për dhunë, duhet të jetë po aq i vendosur për të identifikuar dhe hetuar efektivët e dyshuar për dhunë të paligjshme.

Përndryshe, ligjet rrezikojnë të perceptohen si mekanizëm që vepron vetëm në një drejtim.

Liria e tubimit nuk ekziston vetëm kur protesta është e qetë dhe nuk e shqetëson pushtetin. Ajo është një nga mënyrat si qytetarët shprehin pakënaqësinë, kërkojnë llogari dhe kundërshtojnë vendimet publike. Shteti ka detyrimin ta mbrojë këtë të drejtë, njëkohësisht me detyrimin për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur qytetarët.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm AKEP ndalon rritjet e fshehta të tarifave celulare
Artikulli tjetër Protestë në Tiranë për Arlinda Zekajn, që paralajmëroi vrasjen e saj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.