KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale
AnalizeKorrupsionKryesorePolitikeSociale

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:06 am
34 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, ka gjetur një mënyrë të kamufluar për të fryrë administratën lokale një vit para zgjedhjeve vendore, duke tentuar njëkohësisht të bëjë një manovër për të qenë “në rregull” me konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit që kanë zbuluar emërime të shumta tej organikës dhe pa bazë ligjore.

Zgjidhja e gjetur nga Llatja dhe socialistët e tij në Këshillin Bashkiak është krijimi i një ndërmarrje të re publike, “Eko Rural Elbasan” sha, e quajtur ndryshe “ERE” sha.

Për Bashkinë e Elbasanit, krijimi i kësaj shoqërie aksionere me kapital 100 përqind publike “përbën një hap të domosdoshëm dhe strategjik për Bashkinë Elbasan në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, menaxhimit efikas të burimeve natyrore dhe fuqizimit të ekonomisë rurale”.

Ndërsa, siç raporton “Boldnews.al”, për këshilltarët opozitarë, krijimi i kësaj shoqërie nuk është asgjë tjetër, veçse një mjet i Llatjas për të punësuar militant socialistë në administratën publike.

Bianka Çopja, kreu i këshilltarëve opozitarë në Këshill, është e bindur për këtë manovër të Llatjas.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zhvilluar në 28 Prill 2026, ku u diskutua krijimi i “ERE” sha, këshilltarja Çopja tha se ndërmarrja e re shtetërore që synohet të krijohet, “nuk lidhet thjesht me zhvillimin e bujqësisë, pyjeve apo agroturizmit, siç paraqitet në relacion, por më shumë me nevojën për të menaxhuar pasojat e fryrjes së administratës së bashkisë”.

Gjatë një debati të drejtpërdrejtë me kryebashkiakut Llatja, opozitarja Çopja përmendi se “Kontrolli i KLSH ka evidentuar një administratë të mbingarkuar me punonjës dhe ka rekomanduar ristrukturim dhe ulje të numrit të stafit. Në një situatë normale, kjo do të kërkonte shkurtime reale dhe reformim të strukturës administrative. Por duke qenë afër zgjedhjeve vendore, shkurtimi i vendeve të punës ka kosto politike dhe elektorale”.

Në një audit financiar të publikuar në qershor të vitit 2025, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se organika e Bashkisë së Elbasanit, e sidomos drejtoritë dhe sektorët që lidheshin me bujqësinë dhe pyjet, ishin tejet të fryra.

Në atë Raport, KLSH i rekomandonte kryebashkiakut Llatja, ndër të tjera, që “të shmang punësimin e punonjësve përkohshëm për vitin 2024, pasi nuk justifikohen me ngarkesë pune, madje ky shërbim i tyre mbulohet nga sektori “agronomik, ujitje kullim” dhe 12 njësite administrative si dhe bordi i ujitjes-kullim”.

Pikërisht, tek ky rekomandim i KLSH-së, këshilltarët opozitarë shohin nxitimin e Llatjas për të krijuar një shoqëri aksionere të re.

“Punonjësit nuk largohen nga sistemi, por transferohen nga administrata e bashkisë në një shoqëri aksionare në pronësi të saj. Pra, formalisht administrata “ulet” numri, por praktikisht të njëjtët punonjës vazhdojnë të paguhen me fonde publike, vetëm se tashmë përmes shoqërisë dhe jo drejtpërdrejt nga struktura administrative”, deklaroi Bianka Çopja gjatë mbledhjes.

Dyshimet e saj mbështeten edhe në një seri mangësish proceduriale, që lidhen me propozimin e Bashkisë së Elbasanit për krijimin e “ERE” sha.

Zonja Çopja konstatoi se Relacioni i përcjellë nga Bashkia e Elbasanit në Këshillin Bashkiak nuk ka një plan biznesi konkret, pa analizë tregu dhe nuk ka asnjë parashikim se cila është dobia financiare e krijimit të “ERE” sha.

“Ku janë shifrat konkrete? Cilat janë të ardhura e parashikuara, cili është afati kohor, pse nuk është bërë publik plan i detajuar dhe cila është garancia që nuk do të përdoret për punësime në administratën publike?”,ishin disa nga pyetjet që Çopja i drejtori kryebashkiakut Llatja.

Ky i fundit, duke shmangur përgjigjet e drejtpërdrejta, tentoi intimidimin e kryekëshilltares opozita, duke deklaruar se “ndoshta nuk e dini, por plani i biznesit nuk paraqitet në këtë fazë”.

Llatja deklaroi se krijimi i shoqërisë aksionere “ERE” sha “është një vullnet politik i Bashkisë, i mbështetur në një relacion të hartuar nga ekspertët dhe specialistët e bujqësisë dhe pyjeve në administratën dhe ne kemi menduar se do të funksionojë mirë”, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete mbi pyetjet e opozitës.

Në mungesë të komenteve të qarta nga kryebashkiaku Llatja, drejtuesja e këshilltarëve opozitarë, Bianka Çopja, renditi disa rreziqe konkrete që mund të vijnë nga krijimi i shoqërisë së re publike.

“ERE ka rrezik real që të bëhet një strehë për militantët politikë. Shtohet rreziku për abuzimin me asetet publike, pasi kalimi i administrimit të tyre nga Bashkia në shoqërinë aksionere ul ndjeshëm kontrollin e Këshillit Bashkiak mbi këtë strukturë. Krijon hapësira për përdorim jo-transparent të pasurive publike”, deklaroi ajo.

Më tej, Çopja theksoi se “kapitali fillestar i “ERE” në shumën 5 milionë lekë të reja është i lartë për financat e dobëta të Bashkisë, ndërkohë që nuk ka asnjë studim fizibiliteti dhe asnjë parashikim se sa të ardhura priten nga funksionimi i saj, sa vende pune krijohen dhe cili është afati për kthimin e investimit nga Bashkia e Elbasanit”.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Bashkiak shtyu për mbledhjen e ardhshme miratimin e krijimit të ndërmarrjes publike “ERE” sha, pasi këshilltarët socialist nuk arritën të bënin numrin e nevojshëm prej 31 votave, pasi disa prej tyre mungonin.

Llatja: eshte një vullnet politik I Bashkisë, project I specialistëve. Ne kemi menduar se do të funksionojë shumë herë më mirë. Mos u ngatërroni se nuk duhet plan biznesi sot. Po bëni aludime, sha do të veprojë sipas ligjit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?
Artikulli tjetër Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë
Analize Bota Opinion Politike Sociale 30 Prill, 2026
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.