KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 9:04 am
45 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Rend sa në një farmaci në tjetrën, edhe pse jam 78 vjeçe, duke kërkuar ilaçet e tensionit; herë nuk i gjej dhe farmacistët duan të më japin të ngjashmet e tyre, e herë më vonohen kur i porosis,” na thotë një qytetare pranë 21 Dhjetorit.

Por pse mungojnë sot ilaçet?

Në Shqipëri, problemi i medikamenteve mjekësore nuk gjendet vetëm në farmaci, por shumë herë edhe në spitale.

Mungesa, por në disa raste qytetarët përballen edhe me tregtimin e barnave të skaduara dhe pasiguritë mbi cilësinë e tyre.

Qartazi, ky sistem në vend ka mungesë kontrolli dhe transparence.

Ky problem u reflektua qartë edhe në Konferencën Mbarëkombëtare të Farmaceutikës, e zhvilluar së fundmi në Tiranë, ku pati diskutime. Nga njëra anë, qeveria artikuloi angazhimin për reforma dhe modernizim të sektorit, ndërsa nga ana tjetër, aktorët e tregut ngritën shqetësimin për mungesë transparence dhe vendimmarrje të përqendruar që, sipas tyre, po shkakton dëm në një sektor delikat.

Më tej, përfaqësues të industrisë farmaceutike sollën shembuj konkretë të këtyre problematikave, duke u nisur nga përvoja e tyre.

Një prej tyre lidhet me mënyrën se si përcaktohen çmimet e ilaçeve dhe përditësohen listat, procese që, sipas tyre, zhvillohen pa konsultim dhe pa informacion të mjaftueshëm për ta.

Një tjetër rast është përfshirja e ilaçeve pa recetë në listën e kontrollit të çmimeve, gjë që për ta u tha se ishte jo e zakonshme. Kjo ka sjellë tërheqjen nga tregu të disa markave të njohura, duke krijuar boshllëqe në furnizim, sipas tyre.

Deklarata se qytetarët shqiptarë detyrohen të porosisin paracetamol apo ibuprofen nga jashtë përmes miqve apo të afërmve, nuk është thjesht dëshirë e tyre, por për faktin se në Shqipëri nuk sillen.

Problemet nuk ndalen vetëm tek çmimet dhe furnizimi. Të dhënat nga auditimet tregojnë për një situatë edhe më shqetësuese.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit evidentojnë se mbi 102 mijë njësi ilaçesh të skaduara kanë hyrë në treg, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e pacientëve. Po ashtu, janë konstatuar raste të shpërndarjes së medikamenteve spitalore në treg, duke treguar mungesë kontrolli në zinxhirin e furnizimit dhe përfshirje në listat e rimbursimit të ilaçeve pa çmim të miratuar apo pa kontrata furnizimi.

Në këtë aspekt, krahasimi me vendet e Bashkimit Evropian tregon shumë diferencën. Në vendet e BE-së, sistemi farmaceutik bazohet në rregulla të forta, konsultim me aktorët e tregut dhe kontroll rigoroz e absolut të cilësisë në çdo hallkë të zinxhirit. Agjencitë rregullatore funksionojnë të pavarura dhe i nënshtrohen standardeve të larta të sigurisë.

Ndërsa Shqipëria ka bërë hapa drejt përafrimit me legjislacionin evropian, sidomos pas ndryshimeve të vitit 2015 që liberalizuan tregun, këto reforma duket se kanë ardhur pa mekanizmat e nevojshëm mbikëqyrës. Liberalizimi pa kontroll ka hapur rrugë për hyrjen e ilaçeve nga tregje jashtë BE-së, duke rritur dyshimet për cilësinë dhe sigurinë e tyre.

Kështu që është e paqartë deri kur qytetarët do të jenë në “kërkim” të ilaçeve, e mbi të gjitha të sigurt që nuk janë të skaduara.

Por e sigurt është që do të vijohet me porositë përmes të afërmve që në BE të marrim të paktën ilaçet, duke qenë se nuk arrijmë dot të krijojmë standarde si të BE-së.

 

Marrë nga ACQJ (Albanian Center for Quality Journalism)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë
Artikulli tjetër Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 30 Prill, 2026
Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.