KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionSociale

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 8:59 am
39 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nafta kaloi pragun e 200 lekëve për litër dhe bashkë me të u rikthye edhe debati i vjetër mbi mënyrën si funksionon tregu i karburanteve në Shqipëri. Kriza në Lindjen e Mesme dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare u përkthyen shpejt në çmimet më të larta në rajon në pikat e shitjes kudo në Shqipëri, duke rënduar buxhetet familjare.

Por problemi në vend nuk mbaron te kostoja në pompë. Përtej çmimit, në treg informaliteti mbetet i pranishëm dhe jo çdo transaksion lë gjithmonë gjurmë në sistemin fiskal.

“A e do faturën?” – kjo është pyetja që, sipas qytetarëve, dëgjohet shpesh sapo shitësi heq pompën nga automjeti.

Dhjetëra dëshmi të mbledhura nga Faktoje tregojnë se moslëshimi i faturës është kthyer në praktikë të zakonshme. Në disa raste, fatura nuk jepet nëse nuk kërkohet. Në të tjera, nuk jepet fare. Dhe kur jepet, nuk është gjithmonë e fiskalizuar.

“Doja të paguaja me kartë, por më thanë se POS-i nuk funksiononte. Paguajta cash dhe kërkova faturë në fund. Më dhanë një faturë të pafiskalizuar,” rrëfen një qytetar nga Tirana, ditën kur çmimi i naftës ishte 224 lekë për litër.

Fatura që mungon

Ligjërisht, çdo litër karburant i shitur duhet të shoqërohet me faturë fiskale. Sistemi i fiskalizimit online u ndërtua për të garantuar që çdo transaksion të raportohet në kohë reale tek administrata tatimore. Por praktika në terren sugjeron se mes ligjit dhe zbatimit ekziston ende një hendek.

Në një treg ku karburanti ndikon pothuajse çdo hallkë të ekonomisë, nga transporti te çmimet e produkteve bazë, mungesa e faturës ngre pikëpyetje jo vetëm mbi disiplinën fiskale, por edhe mbi shkallën reale të informalitetit në sektor.

Sipas ekspertit fiskal të qendrës ALTAX, Eduard Gjokutaj, moslëshimi i faturës nuk duhet parë si shkelje sporadike, por si tregues i dobësive institucionale në monitorimin e tregut.

“Nga këndvështrimi fiskal, moslëshimi i faturës krijon hapësirë për fshehje të xhiros reale dhe rrjedhimisht për evazion në TVSH dhe tatim-fitimin,” argumenton Gjokutaj.

Në një sektor me volum të lartë qarkullimi, edhe devijime të vogla në raportim mund të përkthehen në humbje të mëdha për buxhetin e shtetit. Sipas tij, problemi shkon përtej të ardhurave fiskale, pasi deformon konkurrencën dhe krijon avantazh të padrejtë për operatorët që shmangin faturimin.

Një shqetësim të ngjashëm ngre edhe ekspertja e ekonomisë, Fatmira Kola, e cila e konsideron këtë praktikë si pasojë të normalizimit të informalitetit.

“Në këtë realitet të rënduar, praktika e moslëshimit të faturës fiskale në pikat e karburantit nuk është vetëm abuzim: është një formë e pastër grabitjeje ekonomike ndaj qytetarëve dhe shtetit,” thotë ajo për Faktoje.

Sipas Kolës, vetë pyetja “a e doni faturën?” tregon se detyrimi ligjor është kthyer në zgjedhje opsionale. “Fatura nuk është opsion, është detyrim ligjor. Çdo litër i shitur pa faturë është një transaksion i padeklaruar, pra një humbje direkte për buxhetin e shtetit dhe një fitim i padrejtë për operatorin,” argumenton ajo.

“Në një treg me qarkullim kaq të madh, – shton ekspertja, – kjo praktikë mund të përkthehet në miliona euro evazion”.

Kola paralajmëron se pasojat ndihen edhe në konkurrencën mes operatorëve. “Bizneset që zbatojnë rregullat ndëshkohen, ndërsa ata që shmangin taksat përfitojnë. Në thelb, krijohet një treg i padrejtë, ku ndershmëria bëhet disavantazh,” përfundon ajo.

Sipas ekspertëve, konsumatori mbetet hallka më e pambrojtur.

Pa faturë, qytetari nuk ka provë për sasinë apo cilësinë e karburantit të blerë dhe humbet mundësinë për të bërë ankesë efektive. “Në thelb, moslëshimi i faturës në këtë sektor duhet parë si tregues i një problemi më të gjerë të disiplinës tatimore dhe të kapaciteteve të administrimit,” përfundon Gjokutaj.

“Denonconi” 

Luigj Aliaj, përfaqësues i Shoqatës së Hidrokarbureve, thotë se problemi i mos lëshimit të faturës nuk mund të përgjithësohet për të gjithë sektorin.

“Shqipëria ka rreth 1380 pika karburanti dhe ne nuk kemi anëtarë as 10 për qind të tyre. Por nëse ky fenomen ndodh, kanë përgjegjësi edhe klientët. Ligji thotë se po nuk të japin kupon, mos paguaj. Shitjet janë online dhe rezultati në kohë reale shkon në Tatime,” thotë Aliaj për Faktoje.

Ai shton se qytetarët duhet të denoncojnë rastet konkrete.

“Tatimet kanë qindra inspektorë në terren. Le të denoncojnë pikën që vepron kështu,” përfundon ai.

Në sektorin e karburanteve, ku qarkullimi financiar është i lartë dhe fitimet ndikohen nga diferenca të vogla çmimi, mungesa e fiskalizimit mund të ketë efekt të shumëfishtë.

Pasojat në buxhet

Sipas analizave fiskale të qendrës ALTAX, struktura e çmimit të naftës në Shqipëri dominohet nga taksat dhe kostot e tregtimit. Një pjesë e konsiderueshme e çmimit final përbëhet nga akciza, TVSH-ja, taksa e qarkullimit dhe tarifat e tjera që i shtohen kostos bazë.

Kjo do të thotë se çdo litër i shitur jashtë sistemit fiskal nuk prek vetëm të ardhurat e biznesit, por edhe arkën e shtetit. Fiskalizimi online duhej ta kishte minimizuar këtë problem. Sistemi është ndërtuar pikërisht për të raportuar në kohë reale çdo transaksion tek administrata tatimore. Por dëshmitë e qytetarëve tregojnë se ekzistojnë ende hapësira për shmangie.

Në mars, shqetësimi për abuzimet në sektor u ngrit publikisht edhe nga deputeti Erion Braçe.

“Kam disa video që mi kanë çuar qytetarë, ku dëgjohen shitësit në pompë duke pyetur: ‘A e do faturën?’ Po mirë, çfarë do të thotë kjo? Për çdo shitje pa faturë, ku raportohet dhe si tatohet?” deklaroi ai.

Ministria e Financave ka njoftuar ngritjen e një task force të përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave për monitorimin e sektorit të hidrokarbureve. Task Forca synon kontrollin jo vetëm të dokumentacionit tatimor dhe doganor, por edhe verifikimin fizik të sasive të karburantit që tregtohen në pikat e shumicës dhe pakicës. Megjithatë, pyetja mbetet nëse kontrollet mund të frenojnë një praktikë që qytetarët thonë se e hasin shpesh.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Artikulli tjetër Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore 30 Prill, 2026
Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.