KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 10:09 am
162 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas reformës territoriale të vitit 2014, Shqipëria u organizua në 61 bashki me synimin për më shumë efikasitet në qeverisjen vendore. Megjithatë, zbatimi i saj ka sjellë probleme, veçanërisht në zonat rurale, ku vihen re mungesa shërbimesh, distancë më e madhe nga administrata dhe përfaqësim lokal më i dobët.

Këto problematika kanë rihapur debatin politik për nevojën e rishikimit të reformës. Në këtë kuadër, më 27.10.2025 u ngrit Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale, me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku nga PS dhe Luçiano Boçi nga PD. Komisioni pritet të përfundojë punën brenda 9 muajve. Ndërkohë, punën e kanë nisur edhe 28 ekspertët që do të asistojnë procesin.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të PS dhe 7 të PD (përfshirë 1 anëtar të PL dhe 1 të PR). Dy partitë e mëdha u kanë bërë vend edhe partive të vogla. Për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige partisë “MUNDËSIA”, ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë PSD-së së Tom Doshit. Ndërsa jashtë këtij komisioni mbetën Lëvizja BASHKË dhe Shqipëria BËHET, të cilat mund të marrin pjesë në diskutime dhe të paraqesin propozime, por pa të drejtë vote.

Fillimisht, opozita bojkotoi punën në komision për dy muaj, pasi sipas saj mbledhja dhe nisja e punës janë zhvilluar pa njoftimin dhe dakordësimin e bashkëkryetarëve, duke u imponuar në formën e një ultimatumi politik. Ndërsa rikthimi në komision erdhi pasi PD mori dakordësinë e PS që të dalin me një draft të përbashkët mes palëve, jo vetëm me propozimet e PS-së.

Procesi aktual karakterizohet nga mungesa e konsensusit politik, pasi dy partitë kryesore kanë qasje të ndryshme.

Partia Demokratike ka udhëzuar strukturat e saj në të gjitha qarqet që të zhvillojnë takime me qytetarët për të diskutuar reformën administrative-territoriale, duke propozuar rikthimin e komunave në zonat me mbi 1,300 banorë dhe krijimin e rajoneve dhe bashkive të reja sipas popullsisë. Procesi parashikon dëgjesa me komunitetet dhe mbledhje në degët e PD-së, me synimin për një ndarje më funksionale të territorit dhe përmirësim të shërbimeve vendore.

Ndërsa Partia Socialiste, përmes Arbjan Maznikut, paraqiti katër skenarë të mundshëm:

1.Bashkitë e vogla bashkohen me fqinjët më të mëdhenj, ndërsa qarqet mbeten si nivel koordinues.

2.Bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar dhe këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.

3.Forcimi i qarkut: ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejta.

4.Rajonet strategjike: bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtëzohen dhe shtohen katër rajone strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së.

Asnjë variant nuk është miratuar përfundimisht. Procesi do të vijojë me konsultime publike dhe dëgjesa në terren.

Tashmë ka nisur faza e parë e konsultimeve në territor, e cila përfshin periudhën prill-maj. Deri më tani, takime janë zhvilluar në Lezhë dhe Gjirokastër dhe do të vazhdojnë edhe në 10 qarqet e tjera të vendit nga dy bashkëkryetarët e këtij komisioni.

Kjo reformë do të vendosë dhe fatin e se si do të të zhvillohen zgjedhjet vendore të 2027-ës!

Megjithatë, deri në këtë fazë, harta e re territoriale mbetet ende e papërcaktuar, ndërsa vendimmarrja përfundimtare pritet të vijë pas përmbylljes së konsultimeve dhe negociatave politike.

 

Marrë nga Zëri.al

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri
Artikulli tjetër Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.