Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Londër, ku dy persona janë plagosur me thikë në zonën e Golders Green, e njohur për një komunitet të madh hebrenj.
Sipas mediave të huaja, të plagosurit janë të moshës 70 dhe 30 vjeç, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, policia arrestoi një burrë 45-vjeçar, i cili u neutralizua me një armë elektrike. Autoritetet kanë bërë të ditur se po hetojnë të gjitha motivet e mundshme lidhur me ngjarjen.
Ky sulm vjen pas një sërë incidentesh me zjarrvënie ndaj objekteve hebraike në Londër gjatë javëve të fundit.
Sipas autoriteteve, i dyshuari ka një histori të mëparshme të dhunës së rëndë dhe probleme me shëndetin mendor. Policia po punon për të përcaktuar identitetin e tij të plotë, përfshirë kombësinë dhe prejardhjen.
Marrë nga BBC