KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2026 8:54 am
31 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën  një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton. Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë.

Incidentalisht, ky klasifikim ligjor krijon të dhëna që flasin edhe për pabarazinë në kursime të popullsisë, pasi ASD raporton numrin e depozitave dhe sasinë e fondeve të mbajtura në to poshtë limitit 2.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit.

Ajo që është vërejtur në të dhënat e raportuara përgjatë pesë viteve të fundit është që fondet e mbajtura në depozita mbi 2.5 milionë lekë i përkasin në shumicë një numri të vogël qytetarësh ndërsa fondet e mbajtura në depozita nën këtë shumë, i pëkasin shumicës që ka depozita të vogla. Situata e pabarazisë në depozita ka ardhur në përkeqësim gjatë këtyre viteve.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kishte pothuajse 138 mijë depozita të mëdha me vlerë mesatare pothuajse 6 milionë lekë secila dhe 1.78 milionë depozita të vogla me vlerë mesatare 319 mijë lekë. Në total, depozituesit e pasur kanë 820 miliardë lekë në banka dhe depozitat e tyre u rritën gjatë vitit të kaluar me 10.8%. Nga ana tjetër, depozituesit e varfër kishin 568 miliardë lekë sëbashku, me rritje 6.4%.

Shqipëria nuk mban statistika për të matur fenomene të tilla si pabarazia sociale dhe për rrjedhojë, kjo çështje mbetet për t’u shqyrtuar me të dhëna të mbledhura për qëllime të tjera, siç është rasti i depozitave.

Në këtë rast flitet për “numër depozitash” dhe jo për “individë”, pasi një individ mund të ketë më shumë se një depozitë, si në rastin e depozitave të mëdha ashtu edhe në rastin e depozitave të vogla. Gjatë vitit të kaluar, numri i depozitave ku gjenden vlera monetare në masën 2.5 milionë lekë ose në monedha të tjera me këtë ekuivalent, u rrit në pothuajse 138 mijë, me një rritje 9.2% kundrejt vitit 2024. Numri i depozitave nën 2.5 milionë lekë arriti në pothuajse 1.78 milionë, me rritje pothuasje 4% në krahasim me vitin 2024.

Të 138 mijë llogaritë e të pasurve kishin në gjendje mesatarisht 6 milionë lekë të rinj ose mbi 60 mijë euro ndërsa te llogaritë e shqiptarëve të zakonshëm, të 1.78 milionët, kishte mesatarisht 320 mijë lekë.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Rishikimi i reformës territoriale nga PS dhe PD

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri

Përshkallëzon kriza e mbetjeve në Kukës

Dosja “Balluku”/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Artikulli tjetër Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dosja ‘Onkologjiku’/ SPAK dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT-së dhe dy mjekë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
ARRSH hap tender 21 milionë euro. për stabilizimin e rrëshqitjes në Librazhd
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
“Revanshi” i prokurorisë ndaj Shullazit dhe Avdylajt
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
Nënshkruhet marrëveshja/Fincantieri do të prodhojë anije në Pashaliman
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.