Bayern Munich po zhvillon një super sezon, me ekipin e Kompany që futi në “xhep” titullin në Bundesligë, ndërsa janë në garë edhe për dy trofe të tjerë, Champions dhe Kupa e Gjermanisë. Një meritë të padiskutuar për këtë sezon fantastik ka edhe treshja magjike e sulmit, Harry Kane, Luis Diaz dhe Olise. Të tre lojtarët ishin protagonist edhe në sfidën e parë kundër PSG, me Kane që realizoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe dy sulmuesit e krahut, madje shënuan gola klasi. Pas ndeshjes kundër PSG, mediat i kanë bërë jehonë shifrave të këtij tredhëmbëshi ofensivë që po shkon në gjurmët e yjeve, apo sulmueseve që kanë shkruar historinë e futbollit botëror.
Tredhëmbëshi më i mirë në historinë është ai i Barcelonës, “MSN” e famshme, Messi, Suarez, Neymar. Në sezonin 2015-16 të tre së bashku realizuan 131 gola. Kane-Diaz-Olise, me 100 gola barazuan një tjetër tredhëmbësh historik, “BBC” e famshme të Real Madrid, Bale-Benzema-C.Ronaldo.
Treshja e Bayern Munich ka në dispozicion të paktën edhe 5 ndeshje, 6 nëse shkojnë në finalen e Champions League, për të thyer rekorde të reja në historinë e futbollit Evropian dhe Botëror.
Marrë nga Balkanweb.com,