KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Londër, f: Formohet “Koalicioni i Të Vullnetshmëve”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Londër, f: Formohet “Koalicioni i Të Vullnetshmëve”
AktualeAnalizeBotaKomentPolitike

Londër, f: Formohet “Koalicioni i Të Vullnetshmëve”

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 9:40 am
223 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në takimin e mbështetësve të Ukrainës në Londër, një numër vendesh njoftuan, sipas kryeministrit britanik Keir Starmer, se do të marrin pjesë në një “koalicion të të vullnetshmëve”.

Vetë Starmeri njoftoi pas samitit se vendi i tij do të vërë në dispozicion më shumë se 1.9 miliardë paund për 5000 raketa anti-ajrore të prodhimit britanik. Ai tha se nuk dëshiron të kritikojë askënd, por është më mirë se të presësh për çdo vend të Evropës.

Roli që do të luajë Gjermania në këtë ndihmë të re ushtarake ende nuk është përcaktuar. Kancelari gjermanOlaf Scholz ripohoi mbështetjen e tij financiare dhe ushtarake për Ukrainën pas samitit.

Paqja në Ukrainë arrihet nëse Rusia i jep fund luftës, tha Scholz. Pas përfundimit të luftës, Ukrainës i duhet një ushtri e fortë për t’u mbrojtur. Ai nuk mori angazhime konkrete.

Scholz bën thirrje për t’u dhënë fund bombardimeve ruse

Scholzi paralajmëroi kundër pranimit të perspektivës së Rusisë në konflikt. “Rusia ka dashur gjithmonë të krijojë një qeveri në Ukrainë që të funksionojë sipas dëshirës së Rusisë dhe kjo nuk mund të pranohet”, tha Scholz.

Ukraina është një vend evropian që ka vendosur të anëtarësohet në BE dhe është një komb demokratik dhe sovran. “Dhe kështu duhet të mbetet,” tha Scholz.

Nuk mund të pranohet as kërkesa ruse për çmilitarizimin e Ukrainës, tha kancelari. Përkundrazi, Ukraina duhet të bëhet mjaft e fortë ushtarakisht për të mos u sulmuar më. Një pikënisje e mundshme për bisedimet e paqes mund të jetë fundi i bombardimeve ruse.

Von der Leyen: Evropa duhet të armatoset

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për një riarmatim “urgjent” të Evropës. Për këtë qëllim, ajo do të paraqesë një “plan gjithëpërfshirës” në samitin e jashtëzakonshëm evropian të enjten. Është e nevojshme të rriten shpenzimet e mbrojtjes për një “periudhë të gjatë”, theksoi ajo. Një dakordim të enjten nuk ka gjasa të arrihet për shkak të kryeministrit hungarez Viktor Orban. Ai kërkon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-sMark Rutte, disa pjesëmarrës të samitit i paraqitën atij planet e tyre për shpenzimet e mbrojtjes. Rutte nuk deshi të komentojë detaje. U takon krerëve të shteteve dhe qeverive të vendosin, tha Rutte.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk theksoi se BE dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Gjithçka duhet bërë në mënyrë që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të flasin me një zë”, tha Tusku.

Britania dhe Franca marrin drejtimin

Edhe para fillimit të takimit, Starmer kishte njoftuar se Britania dhe Franca donin të paraqisnin një plan të përbashkët për një armëpushim në Ukrainë.

“Ne ramë dakord që Britania e Madhe të punojë me Francën dhe ndoshta një ose dy vende të tjera dhe me Ukrainën në një plan për t’u dhënë fund luftimeve,” tha Starmer në një intervistë për BBC. Ky plan duhet të diskutohet më pas me SHBA.

Përveç Starmerit, Scholz-it, von der Leyen-it, Tuskut dhe Ruttes, në takimin e organizuar me shpejtësi morën pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, kryeministrja italiane Georgia Meloni, kryeministri kanadez Justin Trudeau, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan etj.

Ndodhi e paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë

Meloni, i cili ka lidhje të ngushta me kampin Trump, ishte takuar me Starmerin përpara takimit për një bisedë dypalëshe. Ajo paralajmëroi për një ndarje në Perëndim dhe theksoi rolin e Italisë dhe Britanisë si ndërtues të urave me SHBA nën presidencën Trump.

Samiti i Londrës u mbajt dy ditë pas skandalit të paprecedentë mes Trumpit dhe Zelenskit në Zyrën Ovale. Pas ndërprerjes midis Uashingtonit dhe Kievit, një rifillim i shpejtë i diskutimeve për një marrëveshje të mundshme mbi lëndët e para midis dy vendeve duket e vështirë.

 

Marrë nga Deitsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë mendojnë ukrainasit për përplasjen Trump-Zelensky?
Artikulli tjetër Oferta e Putinit për Trumpin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.