KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedoni e Veriut, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Maqedoni e Veriut, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
AktualeFokusKomentPolitikeRajoni

Maqedoni e Veriut, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2025 10:30 am
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa pret që shkakrimin ta bëjë Këshilli i Prokurorëve.

Qeveria e kryeministrit Hristijan Mickovski vlerëson se kryeprokurori Lupço Kocevski po punon jashta normave ligjore dhe se ka dëmtuar imazhin e gjyqësorit. Nëse Këshilli nuk e shkarkon zotin Kocevski, atëherë çështja do të kalojë në parlament, ku nevojitet gjysma e numrit të ligjvënësve për shkarkimin e tij nga detyra. Opozita e shikon këtë si një ndërhyrje në pavarësinë e gjyqsorit nga ana e VMRO-së zotit Mickovski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ngul këmbë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjishëm, Lupço Kocevski, por procedurat ligjore për këtë duket se nuk janë të thjeshta dhe çështja mund të zvarritet me javë madje dhe muaj.

Kryeministri Hristijan Mickovski thekson se kryeprokurori nuk ka treguar efikasitet në punën e tij; se ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe nën ndikim të politikës; se ka rrënuar imazhin dhe besueshmërinë e prokurorisë, teksa dyshon dhe për veprime që ndërlidhen me korrupsionin.

Qeveria nuk mund ta shkarkojë kryeprokurorin, por i kërkon Këshillit Republikan të Prokurorëve ta bëjë këtë.

“Ligji është i qartë. Nuk mundemi ne si qeveri ta shkarkojmë, por pasi t’ia kemi dërguar kërkesën Këshillit të Prokurorëve duhet të presim 15 ditë përgjigjen”, tha zoti Mickovski.

Këshilli, ndërkaq pret argumente të qëndrueshme nga qeveria për të marrë një vendim lidhur me kërkesën për shkarkimin e zotit Kocevski.

Kryeprokurori Kocevski i hedh poshtë akuzat, ndërsa është shprehur për median në Shkup se ka zbatuar ligjin dhe “nëse dëshmohet shkelja e rregullave dhe ligjeve” nga ana e tij, ai “vetë do të largohej nga detyra”.

Profesori Mersim Maksuti nga Universiteti i Tetovës në një bisedë me Zërin e Amerikës shpjegon se është Parlamenti si institucion i fundit që mundet ta shkarkojë ose jo kryeprokurorin, meqë ai është zgjedhur nga ligjvënsit. Ndërkohë, zoti Maksuti analizon atë që konsiderohet si ndërhyrje e politikës në këtë përpjekje:

”Kjo është çështja më e ndjeshme, aq më tepër kur një procedurë, një nismë e tillë vjen vetëm pas një viti nga zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë Publike të vendit. Është një çështje mjaft e diskutueshme, edhepse në radhë të parë duket sikur ka ndërhyrje politike për arsye se vërtet prokuroria është një organ i mvetësishëm me ligj, por shikuar në përgjithësi nuk është aq lehtë për t’u shpjeguar sepse prokuroria nuk është pushteti gjyqsor, nuk është gjykatë. Gjykatat kanë pushtetin absolut me kushtetiutë, ndërsa prokuroria, në një mënyrë nuk është krejtësisht e pavarur ndonëse e mvetësishme. Kjo do të thotë se veprimi i prokurorisë varet nga organet tjera të ekzekutivit”, thotë z. Maksuti.

Nga ana tjetër, eksperti i çështjeve ligjore, Maksuti sikundër dhe një numër kolegësh të tij theksojnë nevojën e reformave të mirëfillta në gjyqësor.

Sipas sondazheve, vetëm, 2 deri në 3 përqind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i beson gjyqësorit dhe për këtë kanë reaguar në të kaluarën zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, prej nga janë shpenzuar miliona dollarë për trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve të Maqedonisë së Veriut.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama dëgjesë publike me rektorin e UB-së, qytetarët në protestë
Artikulli tjetër Sot nis numërimi i votave të diasporës në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.