Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koceku ka reaguar ashpër pas episodeve të dhunës policore ndaj studentëve gjatë protestës në Tiranë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Demo. Në reagimin e saj, Koceku shprehet se dhuna e ushtruar ndaj studentëve ka kaluar çdo kufi, ndërsa ngre akuza të rënda ndaj një pjese të efektivëve të Policisë, për të cilët thotë se janë rekrutuar nga radhët e krimit.
Duke u ndalur te trajtimi i studentëve gjatë protestës, ish-deputetja thekson se të rinjtë përfaqësojnë një shtresë të rëndësishme dhe të ndjeshme të shoqërisë. Në përfundim të reagimit të saj, ish-deputetja socialiste kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministrit, duke argumentuar se duhet të ketë përgjegjësi politike për episodet e denoncuara të dhunës ndaj studentëve.
Marrë nga Dosja.al