KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në katër qarqet e Veriut dhe Gjirokastër, familjet shpenzojnë më pak se 10 vite më parë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në katër qarqet e Veriut dhe Gjirokastër, familjet shpenzojnë më pak se 10 vite më parë
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Në katër qarqet e Veriut dhe Gjirokastër, familjet shpenzojnë më pak se 10 vite më parë

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2026 8:19 am
25 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në pesë qarqe të vendit, rritja e shpenzimeve mujore të familjeve gjatë dekadës së fundit (2015-2025) nuk ka arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që në terma realë familjet të shpenzojnë më pak se në vitin 2015.

Katër prej këtyre qarqeve janë në rajonin e Veriut, Lezha, Kukësi, Shkodra dhe Durrësi — ndërsa qarku tjetër është Gjirokastra.

Të dhënat zyrtare të INSTAT që burojnë nga anketa e Buxhetit te Familjeve tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2025, inflacioni i akumuluar ka arritur në rreth 27.7%. Ndërkohë, në këto pesë qarqe, shpenzimet mesatare mujore të familjeve janë rritur me ritme më të ulëta se inflacioni.

Diferenca më e madhe regjistrohet në Lezhë. Në vitin 2015, një familje në këtë qark shpenzonte mesatarisht 79,374 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2025 shpenzimet arritën në 86,935 lekë. Rritja nominale ishte vetëm 9.5%, rreth 18.2 pikë përqindje më pak se inflacioni i periudhës.

Situata është e ngjashme në Kukës, ku shpenzimet mujore të familjeve u rriten vetëm me 10.2% ndërmjet 2015-2026 ose rreth 17.5 pikë përqindje më e ulët se rritja e çmimeve.

Në Gjirokastër, shpenzimet mesatare mujore u rritën nga 74,993 lekë në vitin 2015 në 86,528 lekë në vitin 2025, ose me 15.4%. Kjo rritje mbetet rreth 12.3 pikë përqindje nën inflacionin e akumuluar gjatë dekadës.

Edhe familjet në Shkodër kanë parë një rritje të shpenzimeve dukshëm më të ngadaltë se çmimet. Shpenzimet mujore të familjeve u rriten me 17.7% në dekadën e fundit ose rreth 10 pikë përqindje më pak se inflacioni.

Durrësi është qarku i pestë ku rritja e shpenzimeve nuk ka mbajtur ritmin e çmimeve. Shpenzimet mujore të familjeve që qytetin bregdetar u rriten me 23.3% përgjatë 2015-2025 ndërsa inflacioni kumulativ në këtë periudhë ishte 27.7 5 ose , rreth 4.4 pikë përqindje më shumë se rritja e të ardhurave.

Familjet në këto qarqe shpenzojnë nominalisht më shumë lekë se në vitin 2015, por duke marrë parasysh rritjen e përgjithshme të çmimeve, fuqia reale e këtyre shpenzimeve është më e ulët se një dekadë më parë.

Në rang kombëtar, shpenzimet janë rritur më shumë se inflacioni

Tabloja në nivel kombëtar është e ndryshme. Shpenzimet mesatare mujore të një familjeje u rritën nga 70,766 lekë në vitin 2015 në 95,227 lekë në vitin 2025. Rritja prej 34.6% është rreth 6.9 pikë përqindje mbi inflacionin e akumuluar prej 27.7%.

Megjithatë, të dhënat tregojnë një diferencë të fortë mes qarqeve. Në njërin skaj është Vlora, ku shpenzimet familjare janë rritur me 69.3% në dhjetë vjet, më shumë se dyfishi i ritmit të inflacionit. Shpenzimet mesatare mujore në Vlorë u rritën nga 51,198 lekë në vitin 2015 në 86,669 lekë në vitin 2025, me një shtesë prej rreth 35.5 mijë lekësh.

Rritje dukshëm mbi inflacionin kanë shënuar edhe Elbasani, me 49.4%, Korça me 45%, Dibra me 37% dhe Tirana me 35.7%.

Në Tiranë, shpenzimet mesatare mujore të familjeve arritën në 110,904 lekë në vitin 2025, nga 81,710 lekë që ishin në vitin 2015. Kryeqyteti ka edhe nivelin më të lartë të shpenzimeve mesatare mujore në vend.

Edhe Berati, me një rritje prej 31%, dhe Fieri, me 29.8%, kanë regjistruar rritje të shpenzimeve disi më të larta se inflacioni i akumuluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gazetarët përballen me dhunë dhe kërcënime nga policia gjatë protestës studentore
Artikulli tjetër Marjana Koçeku kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas dhunës ndaj studentëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.