KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbrojtje dhe investime në kufirin lindor të BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbrojtje dhe investime në kufirin lindor të BE-së
AnalizeBotaEkonomiPolitikeSociale

Mbrojtje dhe investime në kufirin lindor të BE-së

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2025 5:24 pm
214 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Teksa Brukseli po përballej me një grevë të përgjithshme, e cila paralizoi gjithë qytetin  gjatë së martës (14.10.2025), në një nga sallat e qendrës së kongreseve në ndërtesën “Square”, politikanë të nivelit të lartë të rajonit të kufirit lindor të Bashkimit Europian, diskutonin zgjidhje për të siguruar kufijtë e tyre dhe për të luftuar shpopullimin në vendet kufitare me Rusinë.

Bashkim forcash

Tetorin e çdo viti, Bashkimi Europian organizon në Bruksel aktivitetin „Java Europiane e Rajoneve dhe Qyteteve” (The European Week of Regions and Cities”, që u kushtohet politikave rajonale dhe urbane, me fokus të veçantë tek nivelet lokale dhe rajonale të qeverisjes. Slogani sivjet është: “Të ndërtojmë të nesërmen, sëbashku”.

Dhe kur përmendet e tashmja dhe e nesërmja, lufta në Ukrainë dhe rreziku rus shqetëson fqinjët e tjerë. Ish-presidentë dhe ministra të vendeve si Polonia, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia, ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan temat me rëndësi thelbësore – si mbrojtja e kufijve dhe mbështetja e komuniteteve për të luftuar shpopullimin në zonat kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një diskutim që zgjati më shumë se dy orë rreth temës: “E drejta për të qëndruar: zbërthimi i fuqisë së çdo territori”.

“Fqinji ynë agresor, që sfidon demokracinë”

Kur në panel u ftua të ngjitej njëra nga folëset, salla, si rrallëherë duartrokiti fort. Emri i ish-presidentes lituaneze, Dalia Grybauskaite, ngjalli interesin e të gjithëve. E shkolluar për ekonomi politike në Shën Petersburg, ajo u shndërrua në një ndër politikanet më të njohura në Lituani dhe në Bashkimin Europian, ku mbajti postin e rëndësishëm të Komisioneres për Financat dhe Buxhetin në Komisionin Europian nga 2005-2009 dhe më pas, u zgjodh e para presidente grua në Lituani, duke mbajtur postin për plot një dekadë, nga 2009-2019.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Grybauskaite, e njohur edhe si “Gruaja e hekurt”, ka spikatur me rolin e saj për mbrojtjen e Lituanisë, Polonisë dhe të gjithë rajonit Baltik.

“Të gjithë ne kufizohemi me një fqinj agresiv, që sfidon demokracinë. Bashkimi Europian është shumë efiçent në reformat e ndërmarra, por vullneti politik është më i rëndësishëm. BE duhet ta kuptojë që çdo gjë varet në shpatullat tona. Imperializmi rus nuk merr fund me jetën politike të Putinit” – deklaroi ish-presidentja lituaneze.

Mbrojtje dhe investime

Rajonet e kufirit lindor përballen me sfida të veçanta ekonomike, shoqërore dhe sigurie.

Agresioni rus në Ukrainë e riktheu vëmendjen tek këto zona. “Shpopullimi në këto shtete është dukuri e vjetër që ka nisur rreth viteve 2000, por lufta në Ukrainë na e rikujtoi. Tema kryesor është siguria, por ne duhet të krijojmë qëndrueshmëri dhe investime në rajonin tonë. Na duhet infrastrukturë dhe lëvizshmëri më e mirë ndërmjet nesh”– tha Robert Zile, politikan karriere nga Letonia, aktualisht zëvendës-president i Parlamentit Europian.

Edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë polake të Fondeve dhe Politikave Rajonale, Jan Szyszko, vuri theksin tek investimet. “Janë të nevojshme investimet strategjike në kufijtë lindorë. Investitorët kanë nevojë për stimuj. Duhet investuar tek mbrojtja dhe siguria, edhe në mënyrë indirekte”.

Pak muaj më parë, Komisioni Europian ndërmori nisma të reja për shtetet anëtare që përbëjnë rajonin e kufirit lindor të Unionit – Estonia, Finlanda, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Rumania – si paketa ekonomike shtesë dhe sipërmarrje që lidhen me mbrojtjen.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqi, model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal
Artikulli tjetër Me forcën e kartonëve socialistët miratojnë projektin për mbetjet…votojnë kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.