KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?
AnalizeOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 7:39 am
174 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në sheshin e Drenasit qëndrojnë nëntë shtatore.

Në këtë qytet me rreth 48 mijë banorë, në pjesën qendrore të Kosovës, secila prej tyre përfaqëson një histori nga lufta: nga tri shtatoret e vëllezërve Adem, Shaban e Hamëz Jashari deri tek ajo e mjekut Hafir Shala, që është ende i pagjetur.

Lufta e fundit në Kosovë gjatë viteve 1998-99 ka përcaktuar shumëçka për këtë qytet të Drenicës – rajonin që ishte ndër më të prekurit nga pasojat e saj.

Për shkak se ishte vatër kryesore e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), banorët e kësaj zone pësuan humbje të mëdha, si në njerëz ashtu edhe në pasuri.

Tani, 27 vjet më vonë, shumë prej tyre vazhdojnë të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), që është themeluar në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK-së.

Ish-udhëheqësi i kësaj partie, Hashim Thaçi – që aktualisht po pret aktgjykimin në Hagë për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – ishte gjithashtu kryeministër në shkurt të vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

Kjo histori e partisë bën që shumë banorë të Drenasit me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, të mos e vënë në dyshim zgjedhjen e tyre politike.

Ruzhdi Orana, ish-pjesëtar i UÇK-së, është njëri ndër ta.

“Pjesëtarët e UÇK-së e formuan PDK-në. Po aty nisi rruga drejt pavarësisë, që e solli prapë kjo parti. Për mua do të ishte mëkat i madh nëse do të votoja një parti tjetër”, thotë Orana për REL-in.

Ai thekson se historitë e luftës dhe vuajtjes janë transmetuar nga gjeneratat e vjetra te të rinjtë dhe kështu, në këtë rajon, është ndërtuar një ndjenjë besnikërie që i tejkalon programet politike.

Shyqyri Hoxha, nga e njëjta komunë, mban të njëjtin qëndrim.

“Drenica s’mund ta lërë PDK-në se ne e dimë çka është lufta. S’mund të largohemi prej PDK-së”, thotë ai.

Të njëjtën frymë besnikërie e ka gëzuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndër vite, për shkak të ish-liderit të saj, Ibrahim Rugova, që ka udhëhequr rezistencën paqësore ndaj ish-regjimit serb.

Gati dy dekada pas vdekjes së Rugovës, djali i tij, Ukë Rugova, u kthye sërish në politikë. Në zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit të vitit të kaluar, me gati 50 mijë vota, ai ishte i treti më i votuari në listën e LDK-së.

“RUGOVIZMI JETON! RUGOVIZMI FITON!” shkroi së fundi e para në listën e kësaj partie për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 7 qershor, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook pas një tubimi elektoral.

Në të kaluarën, ndër bastionet e kësaj partie ka qenë Komuna e Podujevës, e që tani është shndërruar në një vend ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) fiton rreth 60 për qind, e i ka fituar edhe zgjedhjet lokale.

Në këtë komunë, madje, një qytetar ka ndërtuar një statujë të udhëheqësit të LVV-së, Albin Kurti, tani kryeministër në detyrë.

Atë e ka vendosur para shtëpisë së tij, duke e titulluar “shpresa e fundit”.

Këto dy forma të lidhjes politike, me historinë e partisë dhe me figurën e liderit, pasqyrojnë edhe gjetjet e një sondazhi të kompanisë kërkimore, UBO Consulting, sipas të cilit ato janë faktorët kryesorë që ndikojnë në votën e qytetarëve në Kosovë.

Në këtë kontekst, Bryan McGraw, profesor i Shkencave Politike në kolegjin amerikan Wheaton, thekson se demokracitë moderne kudo në botë po përjetojnë një lloj transformimi në mënyrën se si funksionojnë partitë dhe si bëhet përzgjedhja politike.

Sipas tij, dobësimi i partive si institucione dhe rritja e rolit të liderëve individualë janë rezultat i reformave institucionale dhe ndryshimeve në komunikim politik.

“Partitë janë dobësuar nga ndryshimet në sistemet zgjedhore dhe nga rritja e ndikimit të mediave dhe rrjeteve sociale, të cilat e bëjnë më të lehtë për liderët të komunikojnë drejtpërdrejt me votuesit dhe t’i anashkalojnë strukturat partiake”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

McGraw argumenton gjithashtu se kjo sjell një efekt zinxhiror: fushatat bëhen gjithnjë e më personale, partitë gjithnjë e më shumë shndërrohen në “brende” dhe më pak në institucione që prodhojnë politika, ndërsa përgjegjësia politike bëhet më e vështirë për t’u identifikuar.

Në këtë proces, sipas tij, votuesit shpesh orientohen më shumë nga figura dhe spektakli politik sesa nga programet konkrete.

Ai thekson se në sisteme të tilla, edhe votimi i informuar bëhet më i vështirë.

Në Kosovë, kjo dinamikë merr një dimension të veçantë, duke qenë se zgjedhjet parlamentare të qershorit do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare që nga shkurti i vitit të kaluar.

Ky cikël i shpeshtë elektoral e mban vazhdimisht politikën në fushatë.

“Nëse votuesit do të marrin vendime politike kryesisht bazuar në ‘lajmet’ që marrin nga rrjetet e tyre sociale, nuk duhet të presim aspak që ato zgjedhje të jenë të mirinformuara”, përfundon McGraw.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në të kaluarën se si partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për reklama në rrjete sociale gjatë fushatave elektorale, për ta arritur audiencën e targetuar nga ta.

E njëjta gjë shihet edhe tani, në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Në shtatë ditët e fundit, shpenzuesit më të mëdhenj dalin të jenë Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me gati 3 mijë euro, Bedri Hamza i PDK-së me rreth 2.100 dhe Uran Ismaili i PDK-së me rreth 1.300.

Pothuajse të gjitha postimet e sponsorizuara janë thirrje për mbështetje dhe përmbledhje të aktiviteteve nga tubimet elektorale.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush do ta pasojë Schmidtin si përfaqësuesi i lartë në Bosnjë?
Artikulli tjetër Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.