KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga Elisa Spiropali, ministri Hoxha, kreu i Gardës dhe polici i armatosur, PD i çon të gjithë për ndjekje penale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga Elisa Spiropali, ministri Hoxha, kreu i Gardës dhe polici i armatosur, PD i çon të gjithë për ndjekje penale
AktualeKomentPolitike

Nga Elisa Spiropali, ministri Hoxha, kreu i Gardës dhe polici i armatosur, PD i çon të gjithë për ndjekje penale

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 12:18 pm
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Pak minuta pasi u paralajmërua në media nga deputeti Luan Baçi, që pretendon se u kërcënua me armë nga një efektiv policie në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, selia blu ka dalë me një vendim unanim.

“Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

Deputeti Luan Baçi deklaroi se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

E keni në video se e kanë filmuar direkt atë. Më sulmoi me skafandër, u ëiu kundërpërgjigja, atëherë hapi xhaketën duke më kërcënuar.

Është shumë e thjeshtë ajo që ndodhi. Do vijojë me veprimet ligjore Partia Demokratike, pasi nuk është një veprim ndaj Luan Baçit, por do të jetë Kryesia e PD-së ajo që do të përgjigjet”, theksoi deputeti i PD-së, Luan Baçi.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA

Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët.

Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit.

Këtu vdes demokracia.

Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës.

Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.

Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë.

Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.

E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik.

Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës.

Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik.

Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve.

Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët.

A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat?

Jo.

Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile.

Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush.

Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 32.8% e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfëri
Artikulli tjetër Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi dhe kallëzim penale ndaj kryeministrit Albin Kurti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.