Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën gjatë protestave që po zhvillohen prej tetë ditësh në vendin tonë.
Përmes një reagimi në platformën X, ODIHR u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës gjatë tubimeve. Po ashtu thekson se organet e rendit duhet të shmangin përdorimin të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten paqësore. Organet e zbatimit të ligjit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose disproporcional të forcës kundër protestuesve, dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet me shpejtësi dhe në mënyrë të pavarur,” shkruhet në reagim.
Marrë nga Newsbomb.al